Dhunimi i varrezave ne Boboshtice banoret kane frike te flasin

KOR- Te vdekurit ne nje nje vend jo shume larg Korces jane duke protestuar me eshtrat e tyre qe jane dhunuar gjate ndertimit te nje memorali per nje ushtar grek. Megjithese greket synojne nepermjet tij te ndryshojne historine e 70 viteve me pare nuk kane menduar se gjate betonizimit te nje pjese te varrezes do nxirrnin ne siperfaqe eshtrat njerezish. Nje ushtar grek qe ka rene 70 vjet me pare ne kete vend ka ndare pergjysem fshatin me afro 200 banore. Nje pjese e banoreve te tij kane frike te flasin per shkak se posedojne pasaporta greke dhe trajtohen me pensione nga shteti fqinj nderkohe qe te tjeret jane kunder ketij horrori qe po ndodh me te paret e tyre. Ushtari qe ka qene i varrosur disa metra larg vendit ku sot eshte ngritur memorali prehej aty prej dekadash. Banoret e fshatit qe kane frike te thone dhe emrin e tyre tregojne se me pas nuk dihet se kush i largoi eshtrat e te riut grek ushtar.
Por ne rrethana te paqarta disa jave me pare ne heshtje te plote eshte ndertur ne kodrat e fshatit ku gjendet varreza 200 vjecare nje lapidar kujtese ne gjuhen greke ne te cilin nuk flitet per nje ushtar por per disa dhjetra te tille pasi mbishkrimi sipas njohesve te gjuhes eshte ne shumes.
Pas ndertimit qe ka perfunduar eshtrat e banoreve te dikurshem te ketij fshati te njohur per historine dhe traditat e hershme te tij kane dale ne siperfaqe ndersa banoret kerkojne qe te lihen te qete te vdekurit.
Prej disa ditesh banoret e Boboshtices jane perfshire nga debate duke u ndare pergjysem ndersa pjesa me e madhe e tyre me pasaporta greke dhe pensione ne Greqi ndonese jane goditur nga ky memorial qe iu ka nxjere eshtrat e te pareve ne siperfaqe nuk kane mundesi te flasin.
Rreshjet e shumta te shiut te dy diteve te fundit kane nxjerr ne shesh ate qe pak kush mund ta imagjinoje. Pjese kockash humane si gjymtyre brinje dhembe etj. kane pushtuar anet e bazamenti prej betoni te hedhur gjate ketij muaji mbi varreza per te lartesuar memorialin per ushtaret e rene ne luften italo-greke.