E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet Blerim Kuci kreu i komunes se Suharekes

Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX ka marrë në pyetje Blerim Kuçin, kryetar i komunës së Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes e cila ka deklaruar se “Blerim Kuçi do të paraqitet përpara një gjykatësi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë".

"Ai u intervistua sot në mëngjes nga zyrtarët e EULEX-it por nuk u arrestua. Kuçi paraqitet para një gjyqtari me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, i cili thotë se Kuçi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur për të dhënë dëshmi gjatë një hetimi. Dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkëpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës” ka thënë Herodes.

EULEX-i nuk ka bërë të ditur se për çfarë hetimi bëhet fjalë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ernest Luma, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së cilës parti i takon edhe Kuçi. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë se Kuçi është arrestuar për shkak se ka kundërshtuar të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë.

“Nuk është arrestuar për korrupsion, por se ka kundërshtuar të dëshmojë për krime të luftës. Ky është varianti i saktë i arrestimit të tij”, citohet të ketë thene thënë Arifi.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e martë , 05 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›