E Diel, 1 Nëntor 2026

Keroz ne Iran Portugezi ne pankinen e kombetares

Surpriza e radhës në futbollin botëror vjen nga Irani, i cili ka zgjedhur si trajner të kombëtares Karlos Keroz. Ish-trajneri i përfaqësues portugeze, ka pranuar ofertën e Federatës Iraniane të Futbollit, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, por nuk ka preferuar të japë asnjë detaj financiar në lidhje me aventurën e tij të re.

Keroz zëvendëson në pankinën iraniane, Afshin Kotbi, i cili u shkarkua nga detyra pasi kombëtarja e Iranit u eliminua në çerekfinalet e Kupës së Azisë pas humbjes me Korenë e Jugut. Karlos Keroz është një nga emrat më të njohur të futbollit evropian, pasi në karrierën e tij përveç përfaqësueses portugeze ka qenë 3 herë asistent i Aleks Ferguson të Mançester Unajtid si dhe ka drejtuar gjigandët e futbollit spanjoll Real Madrid.

Keroz u largua mes shumë polemikash nga skuadra portugeze, që megjithëse kishte lojtarë të rëndësishëm si Kristiano Ronaldo u eliminua në 1/16 e Botërorit 2010 pas humbjes 1-0 kundër Spanjës. Në deklaratën e parë si trajner i Iranit, trajneri porugez ka bërë të ditur se objektivi i tij është të kualifiojë Iranin në Kupën e Botës 2014 që do të zhvillohet në Brazil.
   

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›