E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet futja e fishekzjarreve te forta

Burime nga Dogana e Durresit bejne te ditur se ne bashkepunim me Drejtorine e Policise po punojne se bashku per te parandaluar futjen e fishekzjarreve te cilat klasifikohen ne kategorine e municioneve. Duke u nisur nga eksperienca e viteve te kaluara kur pasagjere te ndryshem apo tregtare kane mundur qe te kalojne fshehtas sasi te medha fishekzjarresh te forta kete vit do te behet kujdes qe nepermjet burimeve te ndryshme te informacionit te identifikohen pasagjeret qe tentojne te kalojne se bashku me bagazhet edhe fishekzjarre te kategorizuara si municione. Ne Doganen e Durresit ne dy vitet e shkuara ata kane kthyer mbrapsht apo kane sekuestruar sasi jo te vogla fishekzjarresh nderkohe qe nga pikat e tjera doganore si nga Vlora apo nga ato tokesore me Greqine kane depertuar sasi jo te pakta. Nga ana e saj edhe Policia Tatimore do te nise kontrollet neper pikat tregtare per ta vene nen kontroll situaten.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›