Ndalohet kosovari me mallra të kontrabanduara

Policia e Maqedonisë ka ndaluar një shtetas të Kosovës, tek i cili u gjetën 5 mijë copë të konservave pashtetë, që ilegalisht kishte tentuar ti kontrabandonte në Kosovë, raporton ina.
Ndalimi i tij u bë në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë , ku gjatë kontrollit të makinës të tipit “Vento” janë gjetur pashtetat.
Policia theksoi se me këtë rast menjëherë është ndaluar drejtuesi i makinës, 35 vjeçari S.C, shtetas i Kosovës.
Ndaj tij janë ngritur masa penale lidhur me tentativën për kontrabandimin e këtij malli./Indeksonline/