E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër intervistohen kandidatët për guvernator

Shtatë kandidatët, të cilët i kanë plotësuar kriteret teknike për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të enjten, do të intervistohen.

Në intervistë janë ftuar ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe është më i favorizuari për t'u zgjedhur guvernator, Gani Gërguri, guvernator aktual dhe pesë kandidatët e tjerë.
Kryetarii bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Sejdi Rexhepi, ka thënë se të shtatë kandidatët janë ftuar për intervistë, pasi që i kanë plotësuar kriteret teknike.

Sipas tij, pas intervistimit, paneli do të rekomandojë së paku dy kandidatë për t'u votuar në Kuvendin e Kosovës.

Në garë për guvernator të BQK-së përveç ish-ministrit Bedri Hamza, guvernatorit aktual Gani Gërguri, janë edhe Valentin Toçi, Safet Merovci, Xhemajl Gashi, Flamur Keqa dhe zëvendësguvernatori Nexhat Kryeziu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›