E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet mbajtja e telefonit ne sallën e gjyqit / Masë rendi dhe sigurie

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me kërkesën për rishikimin e nenit 76 të Rregullores së Brendshme, që parashikon ndalimin e mbajtjes së telefonave celularë në sallën e gjykimit.

Ndalimi është masë rendi dhe sigurie. Ai zbatohet njësoj për gjyqtarët, prokurorët, avokatët, palët, median dhe publikun dhe nuk përbën kufizim të posaçëm ndaj mbrojtjes.

E drejta e mbrojtjes nuk cenohet. Avokatët mund të përdorin kompjuterin portativ në sallë për nevojat procedurale; komunikimi me klientin e paraburgosur garantohet në ambient konfidencial, ndërsa dalja për një komunikim urgjent mund të autorizohet nga kryesuesi i seancës.

Rregullorja ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026 dhe rregullat e saj zbatohen njësoj nga të gjithë subjektet që marrin pjesë në procesin gjyqësor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›