Marjana Koçeku: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për Kosovën

Deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit Marjana Koçeku, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se ka pasur nga Shqipëria deri tani një neglizhencë skandaloze për çështjen e Kosovës.
Duke folur për deklaratën pro UÇK-së që pritet të ketë në Kuvend, Koçeku u shpreh se kjo deklaratë bëhet tepër vonë dhe se nga shteti shqiptar ka pasur neglizhencë të vazhdueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë.Sipas saj, mbrojtja e interesave të shqiptarëve duhet të jetë një prioritet absolut.
Marjana Koçeku: Kërkova fjalën në parlament që të flas si deputete e Kuvendit, për të kërkuar përgjegjësi për neglizhencën e parlamentit për çështjen e Kosovës. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën, por se ka neglizhuar.