E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për skandalin “KAYO: “Doni të rrini në pushtet me dhunë, lironi protestuesit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestave.

“Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.
Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.

Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.
Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.
E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…
A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?
I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.
Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.
A ka akt më të shëmtuar se ky?
A ka vjedhje më flagrante se kjo?
A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?
Si mund të heshtni ju para këtij fakti?
Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.
Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.
Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?
Si ka mundësi?”, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›