Ndalohet me droge emigranti
ATHINE - Nje emigrant shqiptar ra dje ne prangat e policise greke, i akuzuar per shitjen e lendeve narkotike. Burime nga policia helene, e cituar nga media kane bere te ditur se i arrestuari eshte 36-vjecari Artan Shqevi, me origjine nga Saranda, i cili u kap ne flagrance, duke shitur doza droge, ne sheshin "Omonia", ne qender te Athines. Pas arrestimit te tij, policia ka nisur dhe disa kontrolle. Keshtu nga kontrolli i ushtruara ne banesen e tij, uniformat blu kane gjetur dhe sekuestruar 2 kilograme kokaine, dy pistoleta dhe rreth 53 mije euro, te perfituara nga trafiku ilegal. Pas kesaj, policia ka nisur hetimet per gjetjen e bashkepunetoreve te tij, pasi mendohet se bente pjese ne nje organizate. Sipas te dhenave, ai eshte duke pritur masen e sigurise nga gjykata.