E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prish fejesen, plagoset Muca

Artan Cena

TIRANE - Prishja e nje fejese ka perfunduar me nje te plagosur dhe nje te ndaluar. Nderkaq qe nje tjeter plagosje ka ndodhur ne rrugen "Niko Avrami", po ne kryeqytet pas nje zenke ne oret e para te mengjesit te djeshem. Plagosja e ndodhur ne Vore eshte zbardhur nga policia, kurse ngjarja e ndodhur ne oren 03:55 te mengjesit ende nuk eshte sqaruar. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, sipas te cilave, eshte ndaluar Albert Ciku 31 vjec, pasi ka plagosur me pistolete 40-vjecarin Xhevdet Muca. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qender te Vores, rreth ores 19: 00, te mbremjes. Por dy personat ne fillim kane pasur nje zenke me fjale mes tyre dhe me pas gjendja eshte acaruar dhe ka shkuar deri ne perdorimin e armeve nga 31-vjecari, me banim ne Fushe Preze.

Ishte prishja e fejeses mes 40-vjecarit Xhiku dhe motres se autorit, qe ka cuar ne plagosje. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thane gjate dites se djeshme se, Xhevdet Muca ishte i fejuar me motren e 31-vjecarit Albert Ciku. Por pak muaj me pare, 40-vjecari kishte vendosur qe te prishte lidhjen e krijuar. Ai nuk kishte pranuar qe te krijonte familje me vajzen, me te cilin kishte me shume se nje vit qe kishin vene unazen ne gisht. Arsyet sipas Muces, kishin qene personale. Por jo gjithcka ka perfunduar ketu. Dy familjet qe prej ndarjes ishin munduar qe te bashkonin ciftin e ndare. Por kjo nuk kishte ndodhur. Ne kete situate, vellai i vajzes kishte vendosur qe t'i mbushte mendjen me zor, ish-dhendrit te tij. Pasi kishin pasur perplasje me njeri-tjetrin, mbremjen e dy diteve me pare ata jane perballur ne Vore. Ketu ata jane zene dhe 31-vjecari Ciku, ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar kater here mbi Mucen. Ai ka mbetur i plagosur nga dy plumba dhe menjehere eshte derguar ne spital, nderkohe qe policia ka ndaluar autorin e dyshuar. Gjate hetimeve policia ka mundur te bllokoje 4 gezhoja te armes.

Disa ore me vone, nje tjeter plagosje ka ndodhur ne Tirane. Ne oren 03:55 minuta ne banesen, Luigj Frroku 63 vjec, ka qelluar me arme gjahu cifte ndaj shtetasit Luigj Mrishaj, por fatmiresisht nuk ka shkaktuar plage. Menjehere eshte njoftuar policia, e cila tha se ka shoqeruat te dy personat dhe ka bllokuar armen e zjarrit. Uniformat blu nuk e kane sqaruar ende kete ngjarje, por dyshohet qe ajo te kete ndodhur per shkaqe banale. Policia tha se per te dyja rastet, hetimet jane duke u bere nga Prokuroria e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›