Zbulohen arme ne banese, pranga te miturit
Zbulohen arme dhe fisheke ne nje banese, arrestohet nje 17-vjecar dhe shoqerohen disa prej shokeve te tij. Policia ka zhvilluar nje operacion kontrolli ne banesen e survejuar prej disa kohesh ne fshatin Katund i Ri te Elbasanit, mbremjen e djeshme. Gjate kontrollit ne shtepine ku jetonte i mituri A. H., jane gjetur nje pistolete e pajisur me fisheke, nje pushke dhe 1 mije cope fisheke. Gjithashtu konfirmohet se operacioni eshte bere nga disa informacione te mbledhura mbi te riun dhe nje grup djemsh te ketij fshati. Bashke me te ne banese kane qene edhe disa shoke te te ndaluarit, per "mbajtje pa leje te armatimeve", te cilet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise Elbasan, per te sqaruar rrethanat e ndodhjes se tyre ne ndertese dhe armet.
F. S.
F. S.