Ndalohet protesta antiBollano në Himarë Policia: E paligjshme
HIMARE- Dhjetra makina janë nisur sot paradite drejt Himarës për të zhvilluar një protestë kundër kryebashkiakut Vasil Bollano, i cili kërkon helenizimin e historisë shqiptare, por ato janë ndaluar nga policia në LLogara duke mos u lejuar të hyjnë në qytet. Protesta e qytetarëve të zonës së Dukatit por edhe e qytetarëve të tjerë që me dhjetra makina kishin ardhur për tju bashkuar protestës është bllokuar nga policia e cila kishte ngritur një postbllok në pikën strategjike të vrojtimit numër 16-të, në afërsi të Llogarasë.
Protestuesit nuk janë lejuar të vazhdojnë rrugën në drejtim të Himarës. Nëpërmjet një shkrese zyrtare policia ka informuar Kuvendin e Krahinës së Dukatit, organizatorin e protestës se “lejonte zhvillimin e protestës në qytezën e Orikumit por jo në Himarë pasi itinerari i lëvizjes së makinave ishte shumë i gjatë dhe do të sillte bllokimin e rrugës nacionale dhe vështirësi të mbulimit të saj nga policia”
Më tej në shkresën zyrtare thuhej se nëse organizatorët do të zhvillonin protestën në Himarë atëherë ato do mbanin përgjegjësi për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Protestuesit janë ndaluar në Llogara dhe organizatorët kanë lexuar deklaratën, e cila ishte parashikuar të lexohej para bashkisë së Himarës kundër Bollanos. Ndër të tjera në deklaratën e protestuesve thuhej se “protesta e organizuar nga Kuvendi i Krahinës së Dukatit ka për qëllim të kundërshtojë tezën e qarqeve ekspansioniste greke, se Dukati, Rradhima dhe 30 fshatra të Labërisë kanë ndërgjegje kombëtare greke”. Sa i përket protestës ajo nuk i drejtohet banorëve të Himarës të cilët “janë vëllezërit tanë” thuhet në deklaratë por është kundër Vasil Bollanos, pasi “ai është misionar i qarqeve greke”- thuhet në deklaratë.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalin protestat dhe se ato do të vijojnë edhe pas zgjedhjeve vendore.
Ndërprerja e protestës ka zhgënjyer shumë protestues të cilët kanë kërkuar të vazhdojnë protestën, por ajo nuk është lejuar nga Kuvendi i Krahinës së Dukatit. I pranishëm me forcat e policisë ka qenë vetë drejtori i policisë së Vlorës Ylli Metko, i cili ka pasur dhe komunikime me protestuesit. Më pas të gjithë automjetet janë kthyer mbrapa.