Pranga 2 shtetasve, falsifikonin diplomat e shkollave të mesme

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë Alma Katragjini deklaroi se pas një operacioni jane vënë në pranga dy shtetas të cilët falsifikonin diplomat e shkollave të mesme në shkollën K.Kristoforidhi, kundrejt një shume të caktuar.
Të dy të arrestuarit, Bashkim Cani dhe Petrit Asllani, të dy arsimtarë, kundrejt shumës 200 mijë lek, lëshonin dëftesë pjekurie.
Arrestimi i tyre u krye pasi ata së bashku me njëri-tjetri kanë përfituar dhe lëshuar dokumente shkollore shtetasve të ndryshëm, të cilët nuk kanë qënë të regjistruar si studentë, kjo përsa i takon dhe shkollave rurale.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilën akuzohen për “Korrupsion pasiv”.