E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët protestë, arrestimet e të rinjve, jo të drejta

Pas dëbimit të familjeve rome dhe djegien e banesave të tyre, pak ditë më parë pranë stacionit të Trenit, jo pak reagim është krijuar nga familjet e kësaj zone diten e sotme.

Ata janë ngritur në një protestë në të cilën kërkojnë pafajësinë e dy të rinjve të cilët janë arrestuar, si autorë të djegjes së banesave të këtij komuniteti.

Në datën 17 mars policia e Tiranës arrestoi Klodian Rexhep Vladi, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Besmir Skënder Vladi, 23 vjeç, banues në Tiranë si autorë të dhunimit dhe djegies së banesave të rreth 45 familjeve rome që jetonin prej kohës në afërsi të Stacionit të Trenit.
Dy të rinjtë akuzohen për “Dëmtimit të pronës me zjarr”, “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Prishjes së rendit e qetësisë publike”.

Dite me pare dhe kreu i qeverise e cilesoi kete ngjarje te shëmtuar, të papranueshme nga qeveria dhe nga shoqëria.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›