Ndalohet reklama e Xhulia Roberts, është më e bukur se çduhet
Buzë të mrekullueshme, dhëmbë të bardhë që shkëlqejnë, një lëkurë perfekte.
Kjo është reklama e re e aktores Xhulia Roberts për produktet e LOreal, Lancome dhe Mabelline. Por në Britani kjo reklamë është ndaluar nga Autoriteti për Standardin e Reklamave.
Shkaku: Fotoja, edhe pse është bërë nga një nga fotografët më të njohur në botë, Mario Testino, është shumë e retushuar dhe paraqet një imazh falso të bukurisë ideale.
Këtë e thotë edhe politikania Xho Suinson për BBC.
Gjysma e vajzave të reja nga mosha 16-21 vjeç duan të bëjnë operacione bukurie. Numri i atyre që kanë probleme me ushqimin është dyfishuar, tha ajo. Fytyra e Roberts është mjaft e bukur, por një përpunim në një masë të tillë është krejt i panevojshëm, thotë ajo.

