E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Çomo: Inspektoriati nuk tërhiqet

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë Shkodër, Roland Çomo, duke folur në lidhje me pronën në Zogaj, pronësia e së cilës pretendohet nga Myftinia Shkodër, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës nuk kishte të bente me anullim të vendimit te Inspektoriatit, por me pezullim të perkohshëm të ketij vendimi.
 

Çomo nga ana tjeter ka bërë thirrje disa individëve, se Inspektoriati nuk do të terhiqet dhe do të marrë masa të renda administrative për kundravajtësit e ligjit. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor ka folur edhe per 23 milion lekë të pavjelura nga zyra e peërmbarimit.
 

Disa dite më parë, Inspektoriati Ndërtimor ka nderhyrë në objektin e paligjshem në Zogaj, të pronarit Skënder Balani. Kjo pronë pretendohet nga Myftinia Shkoder, ndërsa me daten 12 shtator do të zhvillohet seanca gjyqesore e cila do te vendosë për vendimin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›