Maqellarë, ujëmbledhësi lë pa ujë 2000 banorë

300 banore të fshatrave të komunes Maqellarë, janë mbledhur në Bjeshkën e Erebarës, për të kundershtuar ndertimin e një ujëmbledhësi, i cili lë pa ujë të pijshem mbi 2000 banorë te fshatrave Erebarë, Dovolan dhe Trepçë. Komuna Melan, po vazhdon punimet e nje ujëmbledhesi i cili sipas banoreve të tre fshatrave do të shfrytezohet per ndërtimin e një fabrike private gjermane .
Sipas tyre, tenderi është bërë pa pyetur banoret e komunes Maqellarë. Uji në ketë Bjeshkë , brez pas brezi ju perket 3 fshatrave te Komunes Maqellare : Erebarë - Dovolan - Trepçë .
Sipas fshatarëve, para viteve `90, më shumë se gjysma e ujit është marre me dhune në kohen e komunizmit nga ish kooperativa Melan dhe persëri sipas tyre, uji kërkon tu meret sërish me dhunë. Banoret janë mbledhur per të mos lejuar qe ky investim të lërë pa ujë të pijshëm mbi 2000 banore te ketyre fshatrave, ne të kundertën do te ketë pasoja mes njerëzve që jetojne aty duke paralajmeruar se më pas do të shkaterrojnë edhe pjesen tjeter të ujesjellesit që furnizon me ujë te pijshem edhe banorët e komunës Melan .