E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet serish nga policiaLedio Ruci per 1.5 gr kanabis

Ndalet perseri nga policia Ledio Ruci djali i deputetit te PS Gramoz Rucit. Mesohet se 28 vjecari eshte ndaluar ne qytetin e Durresit me nje sasi droge.

Gjate nje kontrolli policia e qytetin bregdetar ka arritur te gjeje ne makinen e te riut 15 grame kanabis.

Edhe pse sasia e gjetur ka qene shume e vogel per policine ka mjaftuar per te nisur hetimet mbi prejardhjen e saj.

Aktualisht Ledio Ruci gjendet ne dhomat e paraburgimit ne policine e Durresit.

NDALIMI DY DITE ME PARE
Dy dite me pare policia e Durresit njoftoi se kishte ndaluar Ledio Rucin djalin e deputetit socialist Gramoz Ruci. Sipas burimeve zyrtare 28 vjecari po udhetonte nga Gjirokastra drejt Tiranes bashke me dy shoket e tij.

Ngarja ndodhi ne vendin e quajtur Rrethrrotullimi Plepa ku u be ndalimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Ne kohen kur ky mjet po udhetonte nga Gjirokastra ne drejtim te Tiranes drejtuesi i tij nuk iu eshte bindur sherbimeve te Policise per ndalim dhe verifikim te dokumentacionit te mjetit.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruci 28 vjec banues ne Tirane dhe se bashku me te ne mjet udhetonin edhe shtetasit Lori Kelolli 23 vjec dhe E. Malaj 22 vjec banues ne Tirane.

Gjate kontrollit ne automjet u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme sportive pushke pa numer qe dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli banues ne Tirane i cili u arrestua ne flagrance per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve te gjahut dhe sportive. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›