E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet tubimi i ultranacionalisteve serbe


Policia ka ndaluar tubimin e ultranacionalistëve në qytetin e Rashkës, në kufij me Kosovën, afër pjesëve veriore. Në bazë të informacioneve jozyrtare këtë tubim e ka udhëhequr Mirko Jovic, në emër Këshillit Kombëtar serb.

Policia zyrtarisht ka njoftuar se ky tubim është ndaluar dhe nuk ka pasur leje për të për shkak se nuk është dorëzuar kërkesa në bazë të ligjit, e që thotë të njoftohet policia pesë dita para ngjarjes. Pjesëmarrësit e tubimit kanë pasur për qëllim të shkojnë në vendin Rudnicë në pikëkalimin kufitar, kurse burimet theksojnë se në këtë tubim është dashur të merr pjesë edhe ish-peshkopi Artemije, i cili u shkarkua dhe është në proces gjyqësorë për shkak të keqpërdorimit DoganatRexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit Shkupi: Aksioni, stabilitet rajonal“Serbia propozim pranë BE-së për zgjidhjen e cështjes” të fondeve.

Ndërkaq një ditë më parë policia serbe ka ndaluar përfaqësuesit e organizatës Obraz, e cila promovon ide shoviniste dhe që ishte nisur me deputetët radikal të Kuvendit të Serbisë drejt Kosovës për të mbështetur serbët e atjeshëm. Ndërsa në veri janë nisur edhe disa studentë të Beogradit, ndonëse ende nuk dihet si kanë hyrë në Kosovë.

Ndërkohë që mediat serbe ndërrojnë titujt në vazhdimësi duke theksuar se gjendja po tensionohet në veri, zyrtarët serbë kanë bërë thirrje për qetësi në këto zona.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka bërë thirrje duke ftuar serbët për qetësi dhe që në mënyrë paqësore të mbrojnë interesat e tyre. Ai ka thënë se rreziku ekziston tashmë prej 12 vjetësh, por kjo nuk është Dita D pasi serbët kanë luftuar gjithmonë kundër veprimeve të njëanshme.

Bogdanovic ka thënë se Serbia në Kosovë nuk ka as ushtri, polici, por vetëm popullin e vendosur të mbrojë vendin në mënyrë të qetë.

Mediat serbe ende nuk kanë arritur ta qartësojnë nëse ka policë dhe doganier në pikëkalimet kufitare, ndonëse spekulohet vetëm për një. Radikalët dhe deputetët serb që janë nisur për të shkuar në veri nga Beogradi kanë thënë se janë përballur me tela me gjemba dhe me barrikada e ushtarët e KFOR-it në veri dhe nuk kanë mundur të futen fillimisht atje. Por, më pas ata janë futur nëpër rrugë alternative, përkatësisht nga malet për rreth.

Ndërkohë një delegacion i partisë radikale serbe me në krye Dragan Todoreviç hyri në Kosovë përmes Jarinjës, duke kërkuar që serbët të sigurojnë mbështetjen e Kinës e Rusisë për veriun

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka deklaruar se Serbia nuk mund të bëj asgjë për të ndaluar rrëmbimin e Kosovës. Sipas tij, kjo gjë është e qartë pasi këtë janë duke e bërë fuqitë e mëdha.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Hagë, dy muaj burg për Kabashin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme.

Lajmet kryesore

Zbulohet drafti i socialistëve
Ja katër propozimet për reformën parlamentare
Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
KE, kontroll edhe në kufi
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›