Perkeqesohen financat bien investimet

Bilanci financiar i qeverisë u përkeqësua në gusht pasi të ardhurat nga taksat gati janë ndalur. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se muajin e kaluar qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera 17 milionë dollarë më pak të ardhura se sa plani i shkurtuar i buxhetit.
Shifra e mosrealizimeve vetëm për muajin gusht ishte më e madhe se sa totali i 7 mujorit deri në korrik. Në total për tetëmujorin deficiti i të ardhurave, pra diferenca mes planit dhe atyre të mbledhura realisht është 32.5 milionë dollarë.
Financat e vendit po kalojnë një periudhë të vështirë. Qeveria i ka duart e lidhura me financat për shkak se borxhi publik i vendit qëndron shumë pranë kufirit 60 për qind, i cili nuk mund të tejkalohet pasi është i vendosur me ligj në parlament. Ndaj për të mbajtur nën kontroll borxhin, qeveria është e detyruar që cdo mosrealizim në të ardhura ta kompensojë duke shkurtuar shpenzimet dhe zëri më i goditur nga shkurtimet është ai i investimeve.
Qeveria nuk shkurton dot pagat, as pensionet ndaj cdo mosrealizim që i vjen nga të ardhurat ul investimet publike. Të dhënat tregojnë se për tetë muajt e parë të vitit investimet ishin 27 milionë dollarë ose 6.1 për qind më pak se sa janë miratuar në buxhetin e shtetit. Të gjitha shkurtimet ndodhën në gusht, ku qeveria investoi vetëm gjysmën e atyre që kishte parashikuar në buxhet.
Vitet e kaluara kanë treguar se sektorët që goditen më shumë kur ka mosrealizime janë ato të arsimit dhe shëndetësisë, që e nisin vitin buxhetor si prioritete dhe përfundojnë me shkurtime drastike. Gjasat janë që qeveria t'i kërkojë sërish kuvendit viston për ndryshime të tjera buxhetore, përmes aktit normativ ashtu sic ka ndodhur rëndom dy vitet e fundit ku buxheti ndryshohet tre herë brenda një viti, në të tre rastet me shkurtime.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia PS: Qeveria të ulë taksat
Partia Socialiste do kërkojë zyrtarisht në kuvend heqjen e taksave për disa nga produktet më jetike dhe përgjysmimin e tyre mallrat e tjerë ushqimore. Nisma u bë publike nga deputetja Mimi Kodheli. Geithner paralajmëron BE-në për Greqinë
Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka paralajmëruar liderët evropianë që të lënë mënjanë “fjalimet e kota”, duke iu referuar ndarjeve për mënyrën e zgjidhjes së krizës së borxhit grek. Bien dërgesat e emigrantëve
Kriza që po përjetojnë dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, vazhdon të godasë ekonominë shqiptare.
Qeveria: Transparencë bankave
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se bankat private duhet të detyrohen të bëjnë publike për qytetarët bilancet dhe gjendjen e tyre financiare. Kodi i ri doganor, Bodes i hiqen licencat
Komisioni Parlamentar për Ekonominë diskutoi ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave për kodin e ri doganor.
Lajmet kryesore
Zbulohet drafti i socialistëve
Ja katër propozimet për reformën parlamentare
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë