Ndani gëzimet e festave me What’s Up
17/12/2009 Kompania AMC
Kompania AMC ofron biseda me 0 lekë/min gjithë ditën dhe natën brenda komunitetit What’s Up dhe internet falas. Kjo nëse të gjithë abonentët What’s Up për një javë rimbushin numrin me 300 lekë. Abonentët What’s Up mund të ndajnë gëzimet e festave me miqtë What’s Up dhe do të paguajnë vetëm 3 lekë për secilën telefonatë. Me çdo rimbushje prej 300 lekësh deri në 799 lekë, ata përfitojnë për një javë telefonata me 0 lekë/min. Edhe oferta aktuale e rimbushjes me 800 lekë për këta abonentë është e vlefshme. Të dyja ofertat përfundojnë në fund të janarit 2010. Abonentët What’s Up përfitojnë edhe 100 MB internet falas në celular. Pra, mund të lundrojnë shumë orë në faqet e preferuara dhe të dërgojnë mesazhe elektronike. Në këtë mënyrë u shtohen mundësitë e komunikimit me miqtë e tyre, të cilët mund t’i urojnë edhe nëpërmjet postës elektronike. Abonentët What’s Up përfitojnë nga kjo ofertë mesazhe Zlango falas pa limit, të vlefshme për një javë nga dita e rimbushjes. Mesazhet Zlango janë falas brenda rrjetit AMC.