E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja, Demi Moore vuan pasojat e stresit

Stresi pas ndarjes me Ashton Kutcher ka bërë që aktorja Demi Moore të humbasë fuqinë dhe ti nënshtrohet trajtimeve mjekësore.

Ndonëse Kutcher ia ka lejuar vetvetes të jetë më i lirshëm, madje dhe të flirtojë me aktore të ndryshme, për Moore ka qënë pjesa tjetër e medaljes.

Ajo është parë në gjëndje të rëndë shëndetësore, madje dhe me një fizik të dobësuar, duke humbur kështu elegancën që e simbolizonte atë.

“Aktorja është shtruar në një klinikë në Los Angeles- ka konfirmuar agjenti i saj, ndërsa stresi dhe lodhja mesa duket kanë qënë arsyet pse ajo ka ndërmarrë këtë veprim. Mjaftë zëra hedhin hipotezën se ajo ka abuzuar me substancat toksike.

Agjenti i 49-vjeçares, Carrie Gordon, deklaron se për shkak të stresit, Moore ka përfunduar në këtë gjëndje.

Moore u nda nga Kutcher në nëntor të vitit 2011, ndërsa shkaku i ndarjes kanë qenë aventurat e 34- vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›