E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uitni Hjuston detyrohet të kërkojë borxhe

Uitni  Hjuston është trokë, aq sa detyrohet të kërkojë borxhe 100-dollarëshe te miqtë e saj. Këtë e pohon faqja e thashethemeve  radaronline.com, sipas të cilës, lajmi ka dalë nga njerëz shumë të afërt me këngëtaren.

Sipas faqes radaronline.com, tashmë shpenzimet e këngëtares hiqen nga shtëpia diskografike Arista, me të cilën ajo nënshkroi një kontratë prej 100 milionë dollarësh në vitin 2001. Shtëpia diskografike ka parapaguar albumin e Hjuston, që në fakt nuk dihet se kur mund të dalë.

E gjithë pasuria e Uitnit është bërë pluhur. Industria muzikore po e mban me lekë, ndërsa shtëpia diskografike e ka parapaguar albumin e saj. Nëse nuk do të ishin këta njerëz, ajo do të ishte tashmë e pastrehë sepse nuk ka më asnjë qindarkë, madje u telefonon miqve për tu kërkuar borxh 100 dollarë. Kjo është diçka vërtet trishtuese. Ajo mund të kishte pasur pasurinë e Maria Kerit tani, por është krejtësisht trokë,  citon faqja burimin e saj.

Ndërkohë, nuk ka vonuar përgënjeshtrimi nga ana e këngëtares. Sipas zëdhënësit të saj, e gjithë kjo është qesharake dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Në një prononcim për Daily Mail, zëdhënësi i Hjuston shprehet se këngëtarja tashmë e ka hedhur pas krahëve varësinë ndaj drogës e dështimin e martesës me Bobi Braun dhe sapo ka përfunduar xhirimet e filmit më të fundit, Sparkle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›