Varesh te palma po iu afrove kryeministrisë (VIDEO)
Biseda mes deputetes së PD, Mesila Doda dhe deputetit të PS, Sajmir Tahiri, në emisionin Opinion në TV Klan
Saimir Tahiri: Kemi të bëjmë me një dimension kriminal të cilin qytetarët po e paguajnë me keqqeverisjen në kurriz të atyre 4 qytetarëve që humbën jetën në 21 janar.
Mesila Doda: Unë dua tju rikujtoj faktin se lapsusi i përmendur rreth gjysëm ore më vonë pasi ndodhi ngjarja në datën 21 janar, ishte një bisedë mes prokurores së përgjithshme dhe drejtorit të policisë. Pra lapsusi për të cilin është folur në shkresën që prokuroria çoi për fletëarrestet dhe e përmendur nga Edi Rama gjysëm ore më vonë. Gjë që ne e kemi deklaruar dhe denoncuar si një provë flagrante bashkëpunimi mes organit të akuzës dhe Partisë Socialiste. Sot smund të heshtim për këtë bashkëpunim dhe të vazhdojmë të bëjmë sikur sdimë asgjë. Jo, institucionet, nuk kanë bërë punën e tyre.
Saimir Tahiri: Po FBI është pjesë e bashkëpunimit? Departamenti i Shtetit është pjesë e puçit?. FBI është pjesë e puçit?
Mesila Doda: Ne kemi kërkuar që institucionet të bëjnë punën e tyre. Pikërisht se institucionet duhet të bëjnë punën, ne po ndjekim gjithë rrugën ligjore, që duhet të ndiqet, sepse ne do të respetojmë institucionet. Ne respektuam vendimin e gjykatës si dhe pretencën e dhënë në paradhënie nga ana e prokurorisë. Nga ana tjetër, ne kemi vendosur një standard të respektimit të institucioneve.
Saimir Tahiri: Jeni në gjendje të shprehni gadishmërinë tuaj për të dënuar përgjegjësit? A ia thua qytetarëve që je e gatshme të dënohen urdhëruesit?
Mesila Doda: Unë të jap një siguri, dy siguri sot zoti Tahiri: këtu do të ketë hetime të mëtejshme dhe ata njerëz që shkuan mish për top do të hetohen deri në fund ata dhe organizatorët. Siguria e dytë: ditën tjetër që do të të shkojë mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Këtë po ta japë unë. Ti vetë së bashku me kryetarin tënd. Provo dhe shko e vër dor te institucionet. Ti do të varesh te palmat atje
Saimir Tahiri: Ouuuu, me ca sigurie e thua ti këtë?
Mesila Doda: Nuk duroj dot si qytetare këto mostra, mostra që kanë 50 vjet që degjenerojnë këtë shtet. Ti nuk e bën dot më. Ju që i çoni njerëzit mish për top, kjo kohë ka mbaruar. Nuk e bëni dot këtë mish- mash
Saimir Tahiri: Po ske faj, ky është mentaliteti juaj… Spërballoj dot një deklaratë nga një përfaqësuese e mazhorancës që thotë do varesh në palma…por është tërësisht mentaliteti qeverisës që i mori jetën atyre njerëzve në 21 janar.
Mesila Doda: Ditën që do vendosesh, ti harroje dhe njëherë që çunat e bllokut të bëjnë mish- mash këtë vend. Dëgjoje Sajmir Tahiri me presion nuk e bën dot këtë gjë.