E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët në veri përkujtojnë “viktimat e NATO-s”

Derisa shqiptarët festojnë 11-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, e cila i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, serbët në veri të Mitrovicës e kanë shënuar me protesta ngjarjen e para 11 vjetëve.

Rreth 150 serbë janë tubuar sot në pjesës veriore të Mitrovicës, dhe më pas kanë marshuar drejt urës së Ibrit. Ata kanë ndezur qirinj tek lapidari i ndërtuar “në përkujtim të viktimave nga bombardimet e NATO-s”.

Në anën tjetër të urës është vërejtur një shtim i forcave policore kosovare dhe atyre ndërkombëtare.

Tubimi ka kaluar pa ndonjë incident, ka bërë të ditur për Express Besim Hoti, zëdhënës Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Një proteste të ngjashme, sot ka pasur edhe në Graçanicë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›