Ndarja e ZAZ-ve, Kolegji i jep të drejtë KQZ-së për 89 ZAZ
Institucioni Qendror i Zgjedhjeve përshëndet vendimin e Kolegjit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerësuar si të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. Zëdhënësja e këtij institucioni, Drilona Hoxhaj ka bërë një pasqyrim të akteve të miratuara nga komisionerët përgjatë 2 muajve të fundit. Sipas saj, KQZ është e angazhuar për zgjedhjet e 2013, me qëllim zhvillimin e procesi të lirë, demokratik, duke respektuar standartet.
"KQZ është anagazhuar dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet gjatë vitit që kaloi. Kemi miratuar 13 akte nënligjorte që i shërbejnë zgjedhjeve me konsensus. Ndërsa 2 akte nuk u arritëm të kalonin për shkak të votave të pakëta. Prandaj administrata kërkoi mendimin e Kolegjit Zgjedhor”, tha Hoxhaj.