Ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2009
Në sallën Tefta Tashko në Ministrinë e Kulturës, ditën e hënë do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2009. Çmimet e përvitshme të letërsisë, tashmë kanë ndërruar emër nga Penda e artë dhe e argjendtë, duke u bërë Çmimet Kombëtare të Letërsisë. Juria e këtij konkursi përbëhet nga: Mark Marku-kryetar, Bardhyl Londo-anëtar, Pardi Teferiçi-anëtar, Agron Gjekmarkaj-anëtar, Mirela Kumbaro-anëtare. Në këtë
ceremoni do të marrë pjesë vetë Ministri i Kulturës, z.Ferdinad Xhaferraj dhe personalitete të artit. për vitin 2009 priten të shpallen gjatë këtij muaji. I cilësuar si një nga evenimente më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, juria e përbërë nga personalitete të njohura të artit shqiptar ka shqyrtuar të gjitha veprat nga autorët shqiptarë që janë botuar gjatë viti që lamë pas. Disa kohë më parë burime nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sinjalizonin për mbylljen e këtij konkursi rreth datës 20 dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që mbyllja e këtij konkursi në datën 20 dhjetor do të linte jashtë konkursit botimet e javës së fundit të dhjetorit. Për këtë arsye u shty dhe data e shpalljes së fituesve. Juria ka një ndryshim të vogël kësaj here. Zija Çela i cili mbulonte seksionin e prozës në veçanti është zëvendësuar nga Bardhyl Londo. Juri do të vlerësojë cilat janë veprat më të mira të letërsisë dhe kulturës kombëtare, botuar gjatë vitit 2009, pasi të ketë shqyrtuar dhe zgjedhur nga prurjet e 120 shtëpive botuese shqiptare. Në gjykim merren vepra të botuara në mënyrë legale në territorin e Shqipërisë, nga rreth 120 shtëpi botuese. Ndërkohë që bëhet e ditur se shkrimtari Zija Çela është deklaruar garues në këtë konkurs për romanin e tij S.O.S një buzëqeshje. Ky konkurs ka një traditë shumë të gjatë, disa vjeçare, por gjithmonë ka pasur ndryshime. Në fillim ka qenë romani më i mirë i vitit, libri më poezi më i mirë i vitit. Ky projekt është shumë i domosdoshëm për vlerësimin e kualiteteve më të mira. dhe konsiderohet si një përkujdesje e ministrisë ndaj kulturës së shkruar. Çdo edicion ka vlerësime, por ka dhe kontestime, pasi pjesa më e madhe janë ato që janë që nuk mund të marrin trofetë.