Ndarja e kuotave për transferimin e studimeve
13/11/2009 Aplikimet për Universitetin e Tiranës
Ditën e hënë fakultetet do të publikojnë listën zyrtare të kandidatëve fitues
Transferimi i studimeve nga universitet private ose ato të rretheve drejt Universitetit të Tiranës do të lejohet vetëm për një numër të kufizuar kandidatësh në krahasim me kërkesat e bëra. Ministria e Arsimit ka miratuar për këtë vit akademik 300 kuota pranimi për ciklin e studimeve nëpërmjet transferimit. Shpërndarja e tyre realizohet sipas kuotave të përcaktuara për secilin program akademik për të cilin është kërkuar transferim i studimeve. Fakultetet në fillim të javës së ardhshme pritet të publikojnë listën e plotë të fituesve për secilën degë. Bazuar në ligjin e arsimit të lartë, theksohet se transferimi i studimeve lejohet vetëm për nivel viti akademik dhe jo semestral. Për të kryer këtë procedurë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentet e kërkuara në afatin e përcaktuar nga vetë universitetit, disa muaj para nisjen së vitit akademik. Menjëherë pas publikimit të listës me emrat e kandidatëve fitues do të nisë procedura e regjistrimit përfundimtar.
Tarifat e studimit
Kandidatët që do t’i nënshtrohen këtij cikli studimesh do të paguajnë tarifa të reja shkollimi nga ato të aplikuara në vitet e mëparshme. Bazuar në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloren funksionuese të vetë Universitetit, këta kandidatë do të paguajnë si taksë shkollimi tarifën e universitetit ku është bërë transferimi dhe jo të degës ku e ndiqte më parë. Pak ditë më parë qeveria ka miratuar listën e re të tarifave që secili prej fakulteteve publike në vend do të aplikojë për këtë vit akademik për secilin lloj programi.
Kreditet
Kryerja e kësaj procedure duhet të bazohet në transferimin e vitit akademik dhe jo semestral. Sipas rregullores, është e detyrueshme që institucionet dërguese të studimeve të certifikojnë kundrejt institucioneve pritëse çdo dokumentacion që ka të bëjë me nivelin e studimeve të kryera nga studenti dhe rezultatet e arritura prej tij. “Studentët që transferojnë studimet midis programeve të ciklit të parë, kërkohet të kenë marrë të paktën 30 kredite në disiplina që kanë bëjnë me formimin e përgjithshëm dhe në disiplina të formimit karakterizues. Ndërsa studentët që transferohen nga programet e mëparshme të studimit në një program studimi të ciklit të parë duhet t’i vlerësohen programet e bëra dhe rezultatet e marra të jenë të barasvlershme me jo më pak se 30 kredite në programin ekzistues të institucionit publik të arsimit të lartë pritës”, - përcaktohet në rregulloren e aplikimit për këtë cikël.