Mjekët si “grup sekserësh” në maternitetin “Koço Glozheni”
13/11/2009 Prokuroria zbardh bisedat ku doktorët u kërkon para pacientëve. Skema e mitmarrjes
TIRANE- Gjashtë mjekët e maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë që u arrestuan pak kohë më parë nga policia, kanë funksionuar si një organizatë kriminale brenda ambienteve të këtij spitali, ku fill pas kryerjes së operacionit ata vinin për pacientët e tyre “gjobat” financiare që varionin nga 15000 e deri tek 5000 mijë lekë të reja. Në plan të parë grupi të linte përshtypjen se çdo shërbim mjekësor që kryente e bënte në favor të pacientit, por më pas gjërat ridhnin ndryshe, pasi mjekët e pandehur si Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reçi, Nilke Perhati si dhe Renata Turhani, thërrisnin në zyrat e tyre familjarët e pacientëve, duke i kërkuar atyre shuma të konsiderueshme në shërbim të punës së kryer. Personat e sipërcituar u bënin presion pacientëve se gjoja gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte e mirë, dhe për pasojë procesi i lindjes duhet të kryhej me operacion në mënyrë që të mundësohej lindja e sigurt e fëmijës si dhe pacientja të gëzonte shëndet të plotë. Ky proces bëhej vetëm atëherë kur të afërmit e pacientit të paguante shumën e parave prej 700 mijë lekësh të vjetra. Personit që ju kërkua kjo shumë financiare, vendosi të mos i japë “ok” ofertës së mjekëve, por të paraqitet në polici dhe të denoncojë aferat korruptive të bluzave të bardha, të cilat në një farë mënyre duket se kishin privatizuar maternitetin. Një nga këto raste, i cili është dokumentuar nga Prokuroria dhe administruar në dosje, është kur një nga pacientët e pyet doktor Petrit Rexhepin se sa i takon shuma financiarë, por ai ja kthen duke iu përgjigjur, “ǒjanë këto budallallëqe”. I ndodhur në këtë situatë i afërmi i pacientit është larguar nga zyra e Rexhepit duke e falënderuar mjekun, mirëpo pikërisht në këtë moment doktori i sipërcituar i thotë: “Ore e di ç’ke ti, shif e lerë”. I zënë “mat” nga doktori i pandehur, familjari i pacientit i thotë se kishte folur me Gencin, që t’i jepte 150 mijë lekë të vjetra. Doktori i pandehur Petrit Rexhepi, ia kthen: “Po lërë sa të duash se nuk e kam problem”. Pasi nxjerr lekët dhe ja dorëzon në dorë doktorit, pacienti i thotë nëse ai kishte ngelur i kënaqur, por përsëri mjeku ia kthen duke i thënë: “Ik tashti me këto budallallëqe”. Përveç këtij rasti flagrant ku bluzat e bardha shfaqen duke marrë para kundrejt shërbimeve mjekësore, specialistët e Prokurorisë së Tiranës gjatë hetimit të çështjes kanë mundur të zbardhin edhe disa raste për 5 të pandehurit e tjerë. Nga studimi i akteve dhe administrimit të provave në dosje, është arritur të provohet se e pandehura Hyrije Reçi me detyrë mami, pranë maternitetit “Koço Glozheni” ka funksionuar si hallka kryesore për të bërë pazaret midis doktorëve dhe familjarëve të pacientëve. Kuptohet që në këtë mes, kjo e pandehur kishte edhe përfitimet e saja financiare. Në kërkesën e gjykimit të përpiluar nga organi i akuzës thuhet se Hyrije Reçi, kontaktonte me pacientët dhe më pas i adresonte ata për ekzaminime mjekësore tek doktorët e pandehur. Gjatë kësaj kohe Reçi vendoste edhe shumën financiare se sa lekë duhet t’u jepnin pacientët, doktorëve të pandehur. Rasti më flagrant i saj është kur, nëpërmjet përgjimeve ambientale e pandehura Reçi kapet “mat”, duke i thënë familjarit të pacientes, se duhet t’i japësh lekë doktorit që e operoi, reanimatorëve, infermiereve të turnit, si dhe vetë asaj. Sipas organit të akuzës, kjo gjë është bërë shumë herë nga e pandehura Reçi, raste këto që janë administruar në dosjen hetimore. Në flagrancë janë kapur edhe të pandehurit e tjerë, të cilët për të kryer shërbime mjekësore, u merrnin para pacientëve. Me “presh në dorë” është kapur edhe mjeku Dritan Xhangolli, i cili gjatë përgjimeve ambientale të kryera nga policia, rezulton se i ka marrë rreth 50 mijë lekë të vjetra njërit prej familjarëve të pacientit, i cili më pas u paraqit në prokurori dhe kreu kallëzim penal ndaj doktorit. Po ashtu me veprime kriminale janë kapur edhe të pandehurit Lefter Mano, Nilke Perhati, si dhe Renata Turhani.
Bisedat implikuese
Gjatë përgjimit ambiental rezulton se i pandehuri Petrit Rexhepi i thotë kallëzuesit: “Gruan duhet ta operoja patjetër, fëmijën e fitove si molla, operacionin e kam bërë të padukshëm”. Kallëzuesi i thotë: “Hyrija ka folur me ju, dhe më tha t’ju jap pjesën që ju takon”. Doktori: “Po ik ore çfarë i ke këto budallallëqe”. Kallëzuesi: “Ok faleminderit shumë doktor, ika”. Doktori: “Ore e di ç’ke ti lërë ato që ke për të lënë”. Pasi i jep 150 mijë lekë të vjetra, kallëzuesi i thotë: “Je i kënaqur”. Doktori: “Lëri këto budallallëqe”.
Të pandehur
Hyrije Reçi, mami e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Petrit Rexhepi, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Dritan Xhangolli, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Lefter Mano, mjek i akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Nilke Perhati, mami, e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Renata Turhani, infermiere, e akuzuar për veprën penale “korrupsion pasiv”
Kurajoja e mamisë
Hyrije Reçi me detyrë mami, pranë maternitetit “Koço Glozheni” ka funksionuar si hallka kryesore për të bërë pazaret midis doktorëve dhe familjarëve të pacientëve. Kuptohet që në këtë mes, kjo e pandehur kishte edhe përfitimet e saja financiare. Në kërkesën e gjykimit të përpiluar nga organi i akuzës thuhet se Hyrije Reçi, kontaktonte me pacientët dhe më pas i adresonte ata për ekzaminime mjekësore tek doktorët e pandehur. Gjatë kësaj kohe ajo përcaktonte edhe shumën e lekëve që duhet të paguanin.