E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi, dalin në shitje12.5 miliardë lekë bono

12/11/2009  Më datë 17 nëntor

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë më datë 17 nëntor do të zhvillohet ankandi i radhës për shitjen e bonove të thesarit të qeverisë. Burime nga Departamenti i Operacioneve Monetare pranë kësaj banke bëjnë të ditur se në këtë ankand do të shiten bono me afat maturimi 6 dhe 12-mujorë, kundrejt një vlere të përgjithshme prej 12.5 miliardë lekësh. Bonot e thesarit dhe obligacionet janë instrumente borxhi, nëpërmjet të cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron të ardhurat e nevojshme për të financuar shpenzimet që nuk i mbulon dot nga të ardhurat. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlerë: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen për periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndërsa obligacionet kanë periudha maturimi më të gjata 2, 3 dhe 5-vjeçare. Ekspertë të Bankës së Shqipërisë theksojnë se ruajtja e primeve të larta të rrezikut për afatet e gjata si dhe ekzistenca e një tregu të cekët financiar, kanë qenë arsyet kryesore që kanë mbajtur në nivele të larta yield-et afatgjata të letrave me vlerë të qeverisë. Nga ana tjetër, këto nivele kanë tërhequr investimet e individëve drejt këtij tregu, duke ju krijuar atyre një instrument alternativ për ruajtjen e kursimeve dhe duke rritur peshën e financimit të deficitit buxhetor nga ky grup.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›