E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve, 16 deputete te rinj ne Kuvend



Me rregullin e ri te vendosur nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama per heqjen dore nga mandati i deputetit per ata qe emerohen ministra, jane 16 deputete te rinj qe do te vijne ne Kuvend ne muajin shtator. 12 ministra qe do te lene mandatin e deputetit jane nga Partia Socialiste, ndersa 4 ministra nga Levizja Socialiste per Integrim. Procedurat e zevendesimit behen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi te jete bere konstituimi i Parlamentit te ri. Sipas procedurave, duhet te jene vete deputetet ata qe deklarojne heqjen dore nga mandati. Qarku ku do te kete ndryshime me te medha eshte ai i Tiranes, ku jane 4 deputete qe jane caktuar ministra dhe duhet te lene mandatin. Ne Tirane largohet nga lista e deputeteve te PS, Saimir Tahiri, Lindita Nikolli, Milena Harito dhe Ditmir Bushati. Keta do te zevendesohen nga Enkelejda Shkrelit, Erjeta Alhysa, Blerina Gjylametit dhe Ervin Bushatit. Po ashtu dhe ne Qarkun e Dibres do te kete ndryshime. Me marrjen e postit ministror nga Shkelqim Cani ne vend te tij ne parlament do te ulet Hasan Ceni. Ne baze te Kodit te ri Zgjedhor, zevendesimi i emrave nuk behet duke pasur parasysh vetem listen emerore, por edhe perfaqesimin e grave ne politike. Sipas nenit 67 dhe 164 te Kodit Zgjedhor zevendesimi i mandatit behet duke marre parasysh dhe kuotat gjinore. Keshtu, me largimin e Ilir Beqajt ne postin e ministrit te Shendetesise, mandati nuk i takon Shkelqim Troplinit qe eshte i shtati ne listen e kandidateve, por Esmeralda Shkjaut, e cila dhe pse ndodhet ne fund te listes do te jete deputete e ardhshme. E njejta gje vlen dhe per Qarkun e Lezhes, ku Mimi Kodheli do te zevendesohet nga Mejreme Delishi. Ndersa ne Qarkun e Fierit Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmi do te zevendesohet nga Adelina Rista. Po ashtu ne kete qark, Ilirjan Celibashi, minister per Marredheniet me Parlamentin, do te zevendesohet nga Antoneta Dhima. Ne Qarkun e Elbasani, Damian Gjiknuri, minister i Energjise dhe Industrise, do te zevendesohet nga Luljeta Arapi. Ndersa ne Qarkun e Gjirokastres, Arben Ahmetaj, minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrje do te zevendesohet nga Vladimir Kosta. Po ne kete qark, Erjon Veliaj, minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise do te zevendesohet nga Dashamir Kamberi. E njejta procedure e lenies se mandateve do te ndiqet dhe nga LSI. Vet kreu i saj, Ilir Meta ka deklaruar se lenia e mandateve te deputetit do t’i jape nje shtyse me pozitive qeverise. Ne Qarkun e Tiranes, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian, do te zevendesohet nga Kejdi Mehmetaj. Kjo e fundit rezulton te jete dhe deputetja me e re ne parlamentit vetem 20 vjec. Ne Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, minister i Transportit dhe Infrastruktures do te zevendesohet nga Miranda Rira. Ndersa ne Durres, Lefter Koka, i cili ka marre postin e ministrit te Mjedisit do te zevendesohet nga Bujar Derveni. Ne Qarkun e Beratit, Nasip Naco do te zevendesohet nga Gledion Rahovica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›