E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Investimet, qartazi jo per fushate Eljona Ballhysa



Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, inauguroi gjate dites se djeshme perfundimin e rikonstruksionit te rruges “Pjeter Bogdani” ne Tirane, ndersa deklaroi se ky investim i jep pergjigje te gjitha dyshimeve se Bashkia e Tiranes nuk punon vetem per fushate elektorale. Basha premtoi se Bashkia do te vijoje me investime ne cdo cep te qytetit edhe ne ditet ne vijim. Kryebashkiaku, Lulzim Basha tha gjithashtu se Bashkia e Tiranes po i pergjigjet cdo dite nevojave te qytetit dhe te qytetareve. “Sot ndodhemi ne nje nga zonat me te populluara te Tiranes dhe po keshtu nje nga me te frekuentuara gjate dites dhe gjate nates. Ndaj ndjej nje kenaqesi te vecante qe ne kete moment shkelim ne nje rruge te rindertuar teresisht nga Bashkia e Tiranes, e cila eshte evidentuar prej kohesh si nje problem per banoret, ne cdo parameter te munguar te saj, por qe sot eshte rindertuar ne parametra te plota, ne standarde te plota, qe nga nentoka e deri tek pemet dhe ndricimi. Kush ka pasur merak se keto ishin punet elektorale e kupton fare mire se keto ne fakt jane pune qytetare qe i pergjigjen nevojave te qytetit, nevojave te qytetareve”, - deklaroi kryebashkiaku Basha. Kreu i Bashkise se Tiranes, Basha ka bere te ditur se krahas perfundimit te nje numri te madh investimesh qe kane nisur dhe jane drejt fundit, te tjera projekte nisin zbatimin ne gjithe Tiranen per te bere te mundur permiresimin e jetes se qytetareve kudo ku ata jetojne. “Per fat te mire ne javet ne vijim do te shikojme perfundimin e nje duzine rrugesh te tjera te nisura respektivisht me buxhetet e vitit 2012-2013. Nderkohe qe kemi ne proces pune nje numer shume te madh rrugesh dhe blloqesh per t’i ardhur ne ndihme qytetareve te Tiranes kudo qe jetojne ne periferi apo ne qender dhe per te realizuar premtimin dhe angazhimin madhor te Bashkise se Tiranes, cilesi, permiresuar jeten kudo qe ndodhen qytetaret e Tiranes”- u shpreh zoti Basha. Me nje investim prej 40.9 milion lekesh Bashkia e Tiranes ka perfunduar rikonstruksionin teresore te rruges “Pjeter Bogdani”. Kjo rruge me gjatesi 541.5 m, gjeresi 6 m dhe trotuare ne dy anet me gjeresi 2 m, ndonese shtrihet ne nje prej zonave me te populluara te kryeqytetit ate te ish-bllokut prej vitesh ishte lene ne mjerim. Pergjate kesaj rruge jane ndertuar kanalizimet e ujerave te bardha dhe te zeza, jane vendosur 29 shtylla te ndricimit. Jane shtuar dhe 35 peme te reja, eshte ndertuar rrjeti i ujesjellesit si dhe jane kryer te gjitha punimet per linjat rezerve per fibra optike dhe sherbimet inxhinierike nentokesore. Nderkaq ne cdo lagje te Tiranes sheh punime te Bashkise te perfunduara ose ne perfundim e siper, qe lidhen jo vetem me rikonstruksionin e rrugeve por edhe me rikualifikim urban te blloqeve te ndryshme te banimit.

Angazhimi

“Ndjej nje kenaqesi te vecante qe ne kete moment shkelim ne nje rruge te rindertuar teresisht nga Bashkia e Tiranes, e cila eshte evidentuar prej kohesh si nje problem per banoret, ne cdo parameter te munguar te saj, por qe sot eshte rindertuar ne parametra te plota, ne standarde te plota, qe nga nentoka e deri tek pemet dhe ndricimi. Kush ka pasur merak se keto ishin punet elektorale e kupton fare mire se keto ne fakt jane pune qytetare qe i pergjigjen nevojave te qytetit, nevojave te qytetareve”, - deklaroi kryebashkiaku Basha.

Bashkia e Tiranes ka ne plan rikualifikimin e 80 blloqeve te banimit

Bashkia e Tiranes ka ne plan rikualifikimin e plot 80 blloqeve te banimit ne cdo cep te kryeqytetit. “Bashkia e Tiranes ka planifikuar jo 4, as 8 por plot 80 blloqe te tjere, 20 here me shume, te bashkefinancuar nga Bashkia e Tiranes ne vleren 25%, nga qeveria shqiptare ne vleren 75%, me nje fature prej afro 100 milione euro dhe qe do te mundesoje sjelljen e kesaj cilesie, ne cdo cep te qytetit te Tiranes, ne qender e ne periferi”, ka bere te ditur kryebashkiaku ne nje prej inaugurimeve te shumta te rikonstruksioneve te blloqeve urbane ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›