E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, drejt Shqiperise “vershojne” serbe, turq,gjermane dhe amerikane



Me shume serbe, turq, gjermane dhe amerikane, qe preferojne te vizitojne vendin tone per aspekte turistike. Kjo eshte ajo qe bie ne sy nga panorama statistikore e gjysmes se pare te ketij viti per vizitoret e huaj qe kane preferuar ta shkelin Shqiperine. Ku ndryshe nga nje vit me pare, perqindjet e turisteve me kombesite e lartpermendura kane njohur nje rritje te dukshme. Pervec trendit tashme te pranishem prej vitesh, te vizitoreve nga diaspora, si Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia. Konkretisht, referuar te dhenave zyrtare, rezulton se gjate periudhes janar-qershor 2013, Shqiperine e kane vizituar plot 16.147 shtetas serbe; pasuar nga 22.266 shtetas gjermane; 22.918 shtetas turq; 23.234 shtetas amerikane apo 27.953 shtetas britanike. Shifra keto qe tregojne se harta gjeo-turistike e vendit tone po zgjerohet nga viti ne vit. Teksa per vitin e kaluar 2012, te dhenat zyrtare referonin ne total, 58.621 shtetas amerikane qe e kane preferuar Shqiperine per te kaluar pushimet, sikunder edhe 42.456 shtetas zviceriane; 78.539 shtetas britanike apo 700.60 shtetas gjermane etj. Ne kete kendveshtrim, mund te konstatohet kollaj sesi vendi yne ka zgjuar ne rritje progresive interesin e pushuesve, kryesisht atyre evropiane si nje destinacion turistik, me shifra te shtuara nga njeri vit ne tjetrin. Ku rendesi kane detaje te tilla si shtimi i vizitoreve nga vende, te cilet kane ne fakt mjaft tradite ne aspektin turistik. Te tille, si vizitoret turq apo italiane edhe greke, tre kategori qe mberrijne ne Shqiperi nga vende me nje turizem mjaft te zhvilluar. E qe megjithate, preferojne ta vizitojne ate. Konkretisht, te dhenat zyrtare tregojne sesi gjate gjysmes se pare te ketij viti, vizitoret turq kane arritur nje nivel prej 22.918, teksa vjet ne total u numeruan 42.814 te tille. Kurse ata italiane ne vendin tone sivjet u konstatua se ishin 62.706, kundrejt 147.018 te tilleve ne total pergjate vitit te kaluar, 2012. Per te perfunduar me listimin e vizitoreve greke, qe kane qene respektivisht ne nivelet prej 118.511 sivjet dhe 225.175 ne gjithe harkun kohor te vitit te kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›