E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve PS serish ankese tek nderkombetaret

Sekretar për çështjet elektorale ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri takon gjate paradites përfaqësues te komunitetit ndërkombëtar ne vendin tone. Teme e bisedimeve mendohet te jene pretendimet e PS-së për disa çështje te zgjedhjeve, dhe ne veçanti ndarja e mandateve të deputetëve, një teme e debatuar gjate javeve te fundit. Komisioni Qendror i zgjedhjeve i ka deleguar vendimmarrjen kuvendit ne lidhje me këtë ceshtje, nje fakt qe kundërshtohet nga opozita.
Pas përfundimit të këtij takimi, deputeti Gjiknuri bëri me dije lidhur me çështjet e diskutuara në këtë takim, ku si kryeçështje ishte pikërisht ndarja e mandateve të deputetëve.  Madje në këtë kontekst, sekretari për çështje zgjedhore në PS shigjetoi ashpër administratën e KQZ duke e cilësuar atë si tërësisht të politizuar.  “U shprehëm diplomatëve të huaj shqetësimit e PS-së në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shpërndarjen e mandateve dhe përgatitjet për zgjedhjet. Vendimi i Kolegjit cënon rëndë procesin zgjedhor. Gjithashtu, u shprehëm se nuk mund të pranohen mandatet që s’përfaqësojnë barazinë e përfaqësimit, nuk anashkalohet KQZ dhe as Kuvendi të përdorë mandate të 2009-ës për mandatet e reja për zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo do të ishte goditje e Kushtetutës, ilegalitet që në fillim të zgjedhjeve që vë në diskutim zgjedhje”, deklaroi Gjiknuri, pas përfundimit të këtij takimi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›