E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ironizoni ne Facebook deklaratat e Rames

Kreu i qeverisë vijoi dhe sot ironinë ndaj argumentave të sjella nga kreu Rama përkundrejt pyetjeve mbi pasurinë e tij dhe të bashkëshortes. Duke reaguar në rrjetin social “facebook”,  Berisha ricitoi deklaratën e Ramës, duke dhënë dhe komentin e tijmbi të.  “Te dashur miq, zoti Rama thote "PRIT PUBLIK SA TE PIQEN FIQTE". Dje publiku priste nga zoti Rama transparence për atë qe mediat e kane quajtur "pallati ne paje", një investim ky nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar, me vlere rreth 2 milone euro, ndërtuar ne kundërshtim me ligjin nga familja e zonjës Linda Basha, ne lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndërtimi qe mbajnë firmën e z. Rama”, skruan Berisha në këtë rrjet. Por kryeministri shkoi më tej në mesazhin e tij, mbi një çështje të tillë.  “Mirëpo pyetjes për "pallatin ne paje", zoti Edi Rama iu përgjigj me "transparence" te madhe! Ai tha se shpifësit meritojnë përçmim, ndërsa publiku ka te drejte te sqarohet. Pyetjes se kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu përgjigj thjesht: kur te dua unë. Gazetari nen zë i tha kolegut prane tij se kjo është transparenca alla Rama, prit publik sa te piqen fiqtë dhe se, me siguri, radhën e ardhshme ky do na thote se "pallati ne paje" nuk eshte problemi i Shqipërisë, pikërisht ashtu sic tha ai per Barjaben para nje jave. Mirëpo, pallati edhe futet ne paje, por ne thes jo - vazhdoi gazetari i zhgënjyer nga përgjigja e kryetarit te PS-se!”, përfundon komenti i Kryeministrit. 
Berisha: Politika jonë do të rrisë çdo vit pagat e pensionet
Kryeministri, Sali Berisha permes nje mesazhi ne rrejtin social “Facebook”, komentoi deklaraten e kreut Rama lidhur me rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Te dashur miq! Sot ne nje dalje para mediave zoti Rama pyetjes se gazetarit per qendrimin e Partise Socialiste ndaj rrogave dhe pensioneve iu pergjigj se PS nuk do te ule rrogat. Pra nderi i madh qe ai i premtoi 820 mije punonjeseve te administrates dhe pensionisteve ishte se nuk do te ulte rrogat dhe pensionet e tyre. Natyrisht nuk u cudita!!”, shkruajti Berisha ne profilin e tij ne kete rrjet social.
Por, nga ana tjeter, komentin e tij, kreu i qeverise e vijoi me nje sqarim te metejshem te kesaj ceshtje.

“Nga viti 2006 deri sot rrogat e mjekeve, infermier...eve dhe mesueseve jane rritur nga 120 -160%, rrogat dhe pensionet e ulta dhe rroga mesatare jane rritur me 110%. Me urdher te zotit Rama deputetet e tij kane votuar gjithnje kunder rritjes se tyre. Politika jone per rrogat dhe pensionet eshte dhe do jete, per sa te na votojne shqiptaret, rritja cdo vit dhe vetem rritja e tyre ashtu sic kemi bere deri sot.
Zoti Rama le te rrije vendnumero!”, mbyllej mesazhi i Kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›