Ndarja e plehrave duhen 150 milione euro per infrastrukturen
Aktualisht prodhojme mbetje sa gjysma e mesatares se BE-se por kostoja qe i shkaktojne mjedisit eshte e parikuperueshme. E gjithe kjo situate kur ne shumicen e vendeve te tjera mbeturinat jo vetem nuk hidhen kuturu duke krijuar nje ndotje te pamate por nje game e gjere e tyre perdoret nga industrite e riciklimit duke sjelle edhe perfitime. Kjo lloj industrie ne vendin tone eshte ne krize dhe te pakten nga sa thone ekspertet importi i mbetjeve eshte e vetmja menyre per ta ndihmuar. Nuk ka ende nje afat te sakte se kur do te hyje ne fuqi ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve urbane. Me ane te tij pushteti vendor dhe qytetaret do te kene orientimet e duhura per te vene ne zbatim disa rregulla te domosdoshme. Ne intervisten e saj per gazeten specialistja e Ministrise se Mjedisit Laureta Dibra sqaron pritshmerite e ketij dikasteri per menaxhimin e mbetjeve si disa nga arsyet pse importi nga lista e gjelber do te behet vetem sipas standardeve te Bashkimit Europian.
Debati i diteve te fundit per lejimin e importit te disa lloj mbetjesh per riciklim na ka bere te
gjitheve qe natyrshem te ngreme pyetjen se cilat jane kapacitetet e vendit tone ne raport me vendet e BE-se kemi te dhena te sakta
Bashke me partneret nderkombetare eshte bere nje raport i hollesishem mbi kapacitetet e prodhimit te mbetjeve ne vendin tone. Per popullaten prej 3.2 milione banore llogaritet te prodhohen rreth 850 mije tone mbetje urbane. E ndare per person i bie 0.57 kg ne dite ose 266 kg per person ne vit. Prodhojme mbetje sa gjysma e mesatares se BE-se e cila eshte 1.3 kg per person ne dite ose 500 kg per person ne vit. Natyrisht eshte e kuptueshme eshte ceshtje standardi.
Por ndersa prodhojme shume me pak se europianet na mungon infrastruktura per ndarjen dhe menaxhimin e duhur te mbetjeve. shte e veshtire ngritja e saj ne vend
Ngritja e infrastruktures ka nje kosto jo te vogel. Por pas miratimit te ligjit per mbetjet gradualisht gjerat do te nisin te ndryshojne. Per kete duhet bashkepunimi i pushtetit vendor dhe qytetareve. Kostoja e infrastruktures per diferencimin e mbetjeve eshte llogaritur rreth 150 milione euro. Jane rreth 50 milione euro ne vit te nevojshme per mirembajtjen si dhe eshte llogaritur nje personel prej 350 vetash qe do te punesohet ne kete sektor. Prandaj nuk eshte nje proces aq i lehte. Gjithsesi ne kemi objektivat tona ne strategjine qe kemi hartuar. Parashikojme qe deri ne vitin 2020 te ndalohet rritja e mbetjeve bashkiake te prodhuara dhe te kemi nje riciklim te mbetjeve ne masen 25 per qind vetem pas 2025-s do te mund te riciklojme 50 per qind te mbetjeve.
Si do te realizohen keto objektiva praktikisht
Ligji qe po hartohet per menaxhimin e mbetjeve do te sanksionoje qe te kete nje diferencim te mbetjeve nga qytetaret ne dy rryma minimalisht. E them minimalisht sepse po shihet mundesia edhe e futjes se nje rryme te trete. Po keshtu parashikohet vendosja e taksave per prodhuesit e mbetjeve apo taksa e produktit cka do te thote se kush importon dhe sjell produkte do te paguaje taksen perkatese per mbetjet. Do te lihet nje klauzole qe nese ato arrijne te grumbullojne rreth 40 per qind te ketyre mbetjeve taksa do te hiqet cka do te beje qe vete kompanite te lidhin kontrata me kompanite e riciklimit apo kompani te tjera te cilat do te ofrojne sherbime te grumbullimit te mbetjeve.
E thene me qarte qytetaret sa kazane mbeturinash do te kene prane banesave te tyre dhe a mendoni se do te duhet te ndergjegjesohen per keto ndryshime
Do te kene minimalisht 2 kazane mbeturinash. Njeri prej tyre do te jete per mbetjet organike te cilat jane ato cka ngelen nga ushqimet dhe tjetri do te perdoret per te grumbulluar qelqin kartonin metalin dhe plastiken. Po shihet mundesia qe te shtohet edhe nje tjeter grumbullues qe eshte ai per mbetjet e rrezikshme ku do te hidhen baterite pjese nga pajisje elektroshtepiake e te tjera mbetje te kesaj natyre. Ndergjegjesimi i popullates eshte nje hallke madhore dhe mjaft e rendesishme por mendoj se ka ardhur koha qe secili prej nesh te kuptoje se duhet ti shkaktoje sa me pak dem mjedisit dhe kjo eshte menyra me e mire.
Pas vendimit te Qeverise per te lejuar importin e nje liste mbetjesh nisen nje sere kundershtish nga shoqatat mjedisore ne fakt a ka gjasa qe mjedisit ne vend ti krijohen deme prej tyre
shte krijuar konfuzion pasi nuk behet fjale per import plehrash por per import te disa mbetjeve qe i perkasin listes se gjelber. Pra kur flasim per plehra behet fjale per mbetje urbane te pandara ndersa konkretisht mbetjet e listes se gjelber jane te diferencuara ne detaje. Prandaj jane gjera te kunderta. Importi i ketyre mbetjeve do te behet sipas te gjitha rregullave te Bashkimit Europian. Marrja e ketij vendimi u vjen ne ndihme kompanive te riciklimit ne vend te cilat aktualisht kane nevoje per lende te pare. Sot po u jepet dore ketyre kompanive ne menyre qe industria e riciklimit e pranishme ne te gjithe boten te gjeje zhvillim dhe ne te arrijme ta perdorim me pas per mbetjet e vendit tone. Pra ka nje lidhje logjike me ate cka thame me siper. Por ajo qe doja te sqaroja eshte pjesa se per te importuar mbetje te gjitha kompanite e riciklimit do te kalojne ne disa filtra dhe verifikime. Se pari do te duhet nje leje mjedisore leje nga Ministria e Shendetesise si dhe leje e ushtrimit te aktivitetit. Gjithashtu leja nga pushteti vendor e cila jepet nga keshillat bashkiake eshte nje tjeter kusht. Sikur nje nga keto kritere te mos plotesohet automatikisht hiqet e drejta e lejes mjedisore.
Zirina Llambro