E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunguska qyteti qe u godit nga nje yll i vdekur

Me 1928 qyteti u shkaterrua papritur. Teoria nje vrime e zeze mikroskopike goditi Token

Ne vitin 1928 nje qytet u zhduk krejt papritur nga nje shperthim i pashpjeguar. Qyteti lindor rus i Tunguskes brenda nje casti ra pre e nje energjie te jashtezakonshme qe u clirua dhe e dogji te terin. Ne ate periudhe kronikat e kohes nuk i dhane rendesine e duhur ndodhise ne fjale duke qene se qyteti rus ishte mjaft i izoluar nga pjesa tjeter e botes. Por pas vitesh kerkimi dhe analize shkencetaret iu rikthyen serish ndodhise duke nxjerre teori nga me te ndryshmet. Nje nga teorite me kryesore eshte teoria qe tregon se nje vrime e zeze mikroskopike e nje madhesie miliona here me te vogel se nje mikrob u perplas me token duke shkaktuar kete tragjedi. Sipas kesaj teorie ylli i vdekur miliarda vite me pare pas perplasjes kaloi ne anen tjeter te planetit duke qene se kishte nje madhesi qe i lejonte depertimin ne siperfaqe duke krijuar nje shperthim te dyte gjashte vjet me vone ne Ameriken Jugore cka shkaktoi edhe cunamin me te madh te njohur ndonjehere nga njerezimi.

Ndodhia

Rreth ores 715 te mengjesit qytetaret e Tungusit dhe kolonet ruse te vendosur ne verilindje te liqenit Bajkal vune re nje re te madhe drite qe po afronte drejt Tokes dendesia e se ciles ishte e perafert me ate te Diellit. Rreth dhjete minuta me vone ndodhi nje shperthim i madh dhe nje zhurme e ngjashme me nje avion qe thyen shpejtesine e zerit u degjua ne nje zone mjaft te madhe duke filluar te zmadhohej gjithnje e me shume. Deshmitaret okulare qe ndodheshin afer shperthimit u shprehen ne ate kohe se zhurma ne fjale qe pasoi shperthimin filloi te kishte nje trajektore te cuditshme here degjohej sikur vinte nga veriu e here sikur vinte nga jugu e madje edhe intensiteti i zhurmes varionte. Zhurma shoqerohej me nje vale te forte qe i hidhte njerezit nga vendi i tyre dhe qe thyente vazhdimisht cdo lloj dritareje edhe me mijera kilometra larg nga vendngjarja. Shumica e deshmitareve okulare folen ne ate kohe vetem per zhurme edhe per tronditje dhe jo per pamjen e shperthimit e per me shume madhesia e drites qe u shfaq fillimisht dhe koha gjate se ciles ndodhi fenomeni ndryshon nga deshmia e nje deshmitari te tjetri. Shperthimi ne fjale u regjistrua ne te gjitha stacionet sizmike ne Evropes dhe te Azise dhe krijoi nje vale qe u perhap ne te gjithe atmosferen e cila kishte nje intensitet aq te madh sa u regjistrua edhe nga barografet e saposhpikur dhe te pamodifikuar te Britanise se Madhe. Ne netet ne vijim pas ketij shperthimi qielli u pastrua me shume se kurdohere ne te gjithe globin. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dy qendra vezhgimi pikerisht ne Smithson dhe ne Malin Uillson arriten ne perfundimin se qielli ishte me transparent se kurdohere tjeter. Sipas librit Gines te vitit 1966 ne rast se drita qe u duk ne fillim do te vazhdonte te perhapej dhe te fuqizohej per 4 ore dhe 47 minuta atehere shperthimi do te shkaktonte zhdukjen e te gjithe Rusise deri ne Shen Petersburg dhe nga Poli i Veriut deri ne jugun e Kines.

Deshmite

S. Semenov nje banor i nje qyteti 100 kilometra larg Tunguskes kishte shkruar atehere per nje gazete lokale te kohes ku sqaronte ngjarjen. Ne mengjes po rrija i ulur ne shtepine time ne Vanavara rreth 100 kilometra ne jug te shperthimit duke veshtruar nga veriu. Ne menyre te rastesishme vura re mbi rrugen Tunguska-Onkul qiellin qe u copetua ne dy pjese dhe nje zjarr u shfaq ne lartesi shume te madhe mbi pyll. Ndarja e qiellit me dysh u zmadhua edhe me tej dhe e gjithe pjesa veriore u mbulua nga zjarri. Ne ate cast ndjeva aq vape sa nuk mund ta duroja. I gjithe trupi im me dukej se ishte ne zjarr dhe ndjeja vazhdimisht te nxehten qe vinte nga pjesa veriore. Doja ta hiqja bluzen dhe ta hidhja ne toke por ne ate cast qielli u mbyll serish dhe nje zhurme e madhe u degjua cka me hodhi disa metra larg ne toke. Humba ndjenjat por pas pak gruaja ime erdhi dhe me coi ne shtepi. Pas gjithe asaj zhurme qe me ngjante si gur qe binin nga qielli dhe topa qe vazhdonin pa pushim toka filloi te tronditej. Une u ula ne shesh dhe mbajta koken fuqishem ne toke me friken se guret do me shtypnin. Kur qielli u hap serish nje ere e nxehte filloi te qarkullonte ndermjet shtepive e me pas vume re se dritaret ishin shkaterruar dhe pjesa metalike e tyre kishte rene ne toke. Nderkohe qe nje deshmi e dyte e kohes ishte publikuar serish ne mediat ruse. Kesaj here ishte pyetur nje banor i tribuve vendase per ate qe ndodhi. Ishim ne lume se bashku me vellane tim Cekaren duke fjetur. Pa pritur te dy u zgjuam ne te njejten kohe. Dikush na zgjoi nga gjumi. Degjuam zhurmen e nje ere qe vinte nga lindja. Cekareni tha Mund ti degjosh zogjte qe fluturojne mbi ne Ishim te dy ne mes te pyllit dhe nuk mund te dinim cpo ndodhte rreth nesh. Pa pritur u trondita dhe ndjeva se kishte rene zjarri ne trupin tim. U frikesova. Edhe Cakareni u frikesua. Filluam te kerkonim per mamane babane dhe vellane por nuk na u dha asnje pergjigje. Kishte zhurme pas shkurreve dhe mund te degjonim pemet qe binin ne toke njera pas tjetres. Une dhe Cekareni filluam te vraponim per te shpetuar. Toka filloi te levizte dhe gure te medhenj filluan te vinin mbi ne. Trupi im u godit nga copa druri por koka nuk mu vra. Pastaj pashe dicka qe nuk mund ta harroj peme qe binin trungje qe ishin ne zjarr dhe nje drite qe sa vinte dhe zmadhohej aq sa mu duk si nje diell i dyte qe afrohej drejt nesh. Syte e mi u verbuan dhe une i mbylla. Pas kesaj erdhi nje zhurme e madhe e me pas nje e dyte. Mengjesi ate dite ishte me diell nuk kishte re dhe dielli yne ndriconte si zakonisht kur pa pritur u shfaq nje diell i dyte

Vrima e zeze

Ajo cka mendohet te kete goditur qytetin e vogel rus ishte nje vrime mikroskopike e zeze e nje madhesie miliona here me te vogel se nje mikrob. Vrimat e zeza krijohen pas vdekjes se yllit dhe kane nje force te jashtezakonshme force e cila arrin te perthithe edhe driten prej se ciles edhe eshte emertuar. Dielli kur vjen drejt casteve te fundit shnderrohet ne supernova ose ne gjigantin e kuq sic quhet ndryshe. Pas pak kohesh ylli shperthen dhe e gjithe fuqia e tij grumbullohet ne qender te tij pas shkrirjes se gjithe llaves qe ndodhet ne siperfaqe. Me kalimin e kohes kjo fuqi zvogelohet ne pika gjithnje e me te vogla por qe gjithsesi kane nje fuqi te jashtezakonshme. Madje duke thithur edhe driten qe eshte ajo cka leviz me shpejt ne univers.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›