Njeriu nis kolonizimin ne Mars

Nje perqasje do te ishte te dergoheshin fillimisht kater astronaute dy ne cdo njeren prej anijeve kozmike secila me produktet e nevojshme qe te qendrojne ne nje vend te caktuar te Marsit
Fushat e medha te Marsit mund te jene vendi me premtues per kolonizimin njerezor jashte Tokes por a mjafton nje rruge per ne planetin e kuq Dy shkencetare mendojne se po.
Ne nje artikull te botuar kete muaj ne Revisten e Kozmologjise shkencetari ambientalist Dirk Shulze Makuc dhe fizikani Pol Dejvis argumentojne se nje mision vetem vajtje me njerez ne Mars jo vetem qe ka sens ne kuptimin ekonomik por do te shenoje edhe fillimin e kolonizimit afatgjate te planetit.
Kerkuesit thone se nderkohe qe nje udhetim me njerez ne Mars dhe kthimi i tyre ne Toke eshte e mundshem teknikisht kostoja politike dhe financiare e nje misioni te tille e ben thuajse te pamundur qe te behet ne vitet e ardhshme.
Nderkohe qe pjesa me e madhe e shpenzimeve do te behet per kthimin e sigurt te ekuipazhit dhe anijes ne Toke autoret perfundojne se nje udhetim vetem vajtje me njerez ne Mars do te ulte kostot dhe do te niste kolonizimin marsian.
Ne kemi parasysh se eksplorimi i Marsit do te nise dhe do te vijoje per nje periudhe te gjate vetem ne baze te udhetimeve vetem vajtje ndash tha Shulze-Makuc qe eshte profesor ne Fakultetin e Shkencave te Tokes dhe Mjedisit ne Universitetin Shteteror te Uashingtonit ne Pullman.
Nje perqasje do te ishte te dergoheshin fillimisht kater astronaute dy ne cdo njeren prej anijeve kozmike secila me produktet e nevojshme qe te qendrojne ne nje vend te caktuar te Marsit. Nje mision njerezor vetem vajtje ne Mars do te ishte hapi i pare i vendosjes se pranise njerezore te perhershme ne planet.
Me 11 tetor presidenti Obama nenshkroi nje ligj te rendesishem per NASA-n qe percakton te ardhmen e eksplorimit hapesinor te agjencise. Ky nenshkrim shtron rrugen per nje mision njerezish ne nje asteroid perpara vitit 2025 me shpresen qe Marsi do te vijoje diku ne vitet 2030.
Vendndalimi i ardhshem Marsi
Nje udhetim me njerez ne Mars do te donte perafersisht gjashte muaj duke perdorur metodat aktuale te nisjes dhe teknologjine e tanishme kimike te raketave sipas studimit te ri. Planeti i kuq ka nje atmosfere force te moderuar graviteti uje dhe dioksid karboni si edhe mineralet esenciale duke e bere nje pikesynim per kolonizimin potencial njerezor.
Nje mision vetem vajtje ne Mars do te shoqerohej me disa risqe te dukshme. Megjithate rreziku eshte shpesh pjese e pandashme e eksplorimit dhe keshtu ka qene gjithnje sipas kerkuesve.
Realisht do te jete shume pak ndryshe nga vajtja e pare e koloneve te bardhe ne Ameriken e Veriut qe lane Evropen pa pasur idene e rikthimit ndash tha Dejvis kozmolog ne Universitetin Shteteror te Arizones ne Feniks SHBA. Eksplorues si Kolombusi Frobisheri Skoti dhe Amundseni edhe pse nuk nisnin udhetimet e tyre me qellim qendrimin ne destinacionin e ri moren persiper risqe te medha personale per te eksploruar vendet e reja nen idene se kishte mundesi te qenesishme qe te mund te vdisnin ne kete perpjekje.
Shkencetaret theksojne se ekspedita te tilla nuk do te perbenin misione vetevrasjeje por perkundrazi do te kulmonin ne nje seri misionesh nga koha ne kohe me qellim mundesimin e nje kolonizimi afatgjate.
Projekti i propozuar do te niste me percaktimin e vendit te pershtatshem per kolonine marsiane idealisht e shoqeruar me nje shpelle ose nje strehe tjeter natyrore si edhe prane burimeve te nevojshme si uji mineralet e te tjera.
Marsi ka shpella shume te medha natyrale dhe disa prej tyre ndodhen ne lartesi te ulet shume afer ish-oqeanit verior cka do te thote se mund te kene brenda depozita akulli si shume shpella akulli ne Toke ndash tha Shulze-Makuc. ndash Shpellat e akullit do te sherbenin per te zgjidhur problemet fillestare te koloneve per uje dhe oksigjen. Marsi nuk ka shtrese ozoni dhe magnetosferike dhe shpella e akullit do te perbente edhe si nje shtrese ndaj rrezatimit jonizues dhe ultraviolet.
Shulze-Makuc dhe Dejvis propozojne qe astronautet te furnizohen periodikisht me nevojat kryesore nga Toka por megjithate do te pritej prej tyre qe te perdornin burimet qe ndodhen ne planetin e huaj. Kerkuesit parashikojne qe kolonet te arrijne gradualisht vete permbushjen e nevojave te tyre dhe te sherbenin per zgjerimin e kolonizimit njerezor.
Nje laborator larg shtepise
Shulze Makuc dhe Dejvis sugjerojne qe ndertimi i pranise njerezore ne Mars jo thjesht perben nje varke sigurimi per njerezit ne rast te nje megakatastrofe ne Toke por do te ishte edhe nje platforme unike per kerkimin e ardhshem shkencor.
Astrobiologet jane dakord se ka probabilitet te larte qe Marsi ka ose dikur kishte jete mikrobiologjike ndoshta thelle nen siperfaqe dhe Dejvis dhe Shulze-Makuc sugjerojne qe lehtesite shkencore ne Mars mund te jene nje shans i rralle per te studiuar nje forme te jetes jashtetokosere dhe nje te dhene mbi nje evolucion te dyte.
Pervec kesaj Marsi mund te sherbeje si nje laborator social pasi vendosja e nje popullsie shumekulturore dhe shumekombeshe ne nje tjeter bote mund te sillte implikime te qenesishme sociale dhe politike ne Toke cka do te sherbente per te rritur nivelin dhe per te bashkuar shoqerine edhe ne Toke.
Por a ka njerez qe do te prenotonin nje udhetim vetem vajtje ne Mars Me sa duket po. Kerkime informale te kryera pas leksioneve dhe prezantimit te konferencave mbi propozimin tone kane treguar vazhdimisht qe shume njerez jane te gatshem te jene vullnetare per nje mision vetem vajtje si per arsye te kuriozitetit shkencor edhe per shkak te shpirtit te aventures dhe te asaj qe eshte parashkruar per njerezimin ndash thone shkencetaret.