Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama i shprehu lamtumirën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur Zhejin “mik kohësh të tjera” dhe duke i uruar që të gjejë “paqen për shpirtin”.
“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama.
Zheji ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, pas një arresti të dyshuar kardiak, ndërsa ndodhej me familjen në Sarandë.
/rtsh.al/