E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rama: Lamtumirë kryetar

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

“Lamtumirë kryetar”, shkruan Rama, krahas fotos së liderit historik të PS-së, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Fatos Nano ka shërbyer pesë herë si kryeministër dhe për mbi 14 vjet si kryetar i Partisë Socialiste.

Në vitin 2023, Kryeministri Edi Rama i akordoi Fatos Nanos “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik, si dhe për reformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste.

Nano njihet si themeluesi i së majtës moderne në Shqipëri, i cili nuk fshehu të kaluarën e partisë, por e menaxhoi dhe transformoi atë drejt vlerave europiane dhe standardeve demokratike.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›