E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Uruçit, Topi mesazh ngushëllimi familjarëve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përmes një mesazhi të bërë public ka ngushëlluar familjarët ish-ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta në mesditë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në mesazhin e ngushëllimit Topi e ka vlerësuar të ndjerën Uruci për personalitetin e saj të spikatur në fushën e ekonomisë dhe të kërkimeve shkencore, për angazhimin shumëvjeçar në shoqëri si dhe për kontributin e veçantë në drejtimin e njërës prej ministrive më të rëndësishme në jetën institucionale të Shqipërisë, në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


“Me hidhërim të madh mësova për lajmin e ndarjes së parakoshme nga jeta të intelektuales e ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila me dinjitet dhe profesionalizëm u shërbeu institucioneve dhe popullit shqiptar! Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të shtetit shqiptar, t`ju shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta!

Në këto momente të vështira për ju, për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin nga afër e të punojnë me Esmeraldën, si dhe për kolegët e saj pedagogë dhe studentët, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e saj të spikatur në fushën e ekonomisë dhe të kërkimeve shkencore, për angazhimin shumëvjeçar në shoqëri si dhe për kontributin e veçantë në drejtimin e njërës prej ministrive më të rëndësishme në jetën institucionale të Shqipërisë, në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke ju gjendur shpirtërisht pranë në këtë çaste të rënda, shpreh besimin se jeta dhe vepra e Esmeralda Uruçit do të ruhet ngahera me respekt në kujtesën e shqiptarëve.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
Esmeralda Uruçi, e cila u nda sot nga jeta, ndërsa homazhet në nder të Ish-Ministres së Kulturës,do të mbahen përgjatë ditës së nesërme, nga ora 10:00-11:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›