Ekstradohen 2 shqiptarë të shpallur në kërkim

Foto Ilustruese
TIRANE- Interpol Tirana ka bërë të mundur sot ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi të cilët rëndojnë akuzat e vrasjes dhe mospagimit të taksave.
Sipas Interpol, është ekstraduar nga Athina, shtetasi Kristaq (Kelment) Dhima (Bylyshi), 47, vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 1996 me 18 vjet burg, pasi është deklaruar fajtor për vrasjen e shtetasit Harilla Shima, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 1994, në Genova ,Itali. Me qëllim shmangien e vuajtjes së dënimit, 47- vjeçari kishte ndërruar emrin nga Klement Bylyshi në Kristaq Dhima, dhe emrin e babait nga Musa në Sotir, si dhe emrin e nënës nga Hazbo në Athina.
Genci Dadushi, 37 vjeç, lindur në Elbasan është ekstraduar po sot nga Milano, Itali. Ky shtetasishte shpallur në kërkim ndërkombëatr, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2008, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shoqëria tregtare “Tekstil Floj” me ortak shtetasin Genci Dadushi, e cila ka filluar aktivitetin në vitin 2005, nuk ka paguar rregullisht detyrimet shtetërore ndaj
doganave.