E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekstradohen dy të kërkuar

Foto ilustruese

Dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar sot në Tiranë. Nga Greqia, është ekstraduar Kristaq Dhima, 47 vjeç. Ai ishte në kërkim për shkak se gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 1996, e ka dënuar me 18 vjet burg për vrasje. Dhima, është deklaruar fajtor për vrasjen e Harilla Shimës, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 1994, në Genovë, Itali.

Për tju shmangur vuajtjes së dënimit ky shtetas ka ndërruar emrin nga Klement Bylyshi në Kristaq Dhima, dhe emrin e babait nga Musa në Sotir, si dhe emrin e nënës nga Hazbo në Athina.

Ndërkohë nga Italia, është ekstraduar drejt vendit tonë Genci Dadushi, 37 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2008 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë  arrest në burg.

Dadushi akuzohet për veprën penale Mospagim i taksave dhe tatimeve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shoqëria tregtare “Tekstil Floj” me ortak shtetasin Genci Dadushi, e cila ka filluar aktivitetin në vitin 2005, nuk ka paguar rregullisht detyrimet shtetërore ndaj doganave. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›