E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e ish- Presidentit Napolitano, Veliaj: Një mik i mirë i shqiptarëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën italiane në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Xhiorxhio (Giorgio) Napolitano.

I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Sot në Ambasadën Italiane në Tiranë, shpreha ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Giorgio Napolitano. Napolitano ka qenë një mik i mirë i shqiptarëve dhe një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›