Ndarja nga jeta e ish- Presidentit Nishani, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për ish- presidentin!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar, lidhur me ndarjen nga jeta të ish- presidentit, Bujar Nishani. Në një postimin tij në në rrjetet sociale, zoti Berisha nënvizon se largimi nga jeta i Nishanit, ka zhytur në dhimbje, zi e pikëllim të thellë familjen e tij të dashur, miqtë e të afermit, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë.
Sipas Berishës, Nishani, në keto 30 vite, si një sherbetor i qytetarve dhe vendit të tij, përmbushi me nder detyra të rëndesishme nga drejtues drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri në President i Republikës.
Postimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha
Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin, Bujar Nishani!
Të dashur miq, sot ish- presidenti Bujar Nishani, mbylli sytë përgjithmonë, duke zhytur kështu në dhimbje, zi e pikëllim të thellë familjen e tij të dashur, miqtë e të afërmit, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë.
Ish- presidenti Bujar Nishani, ishte ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet të veçantë dhe urtësi në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë nder dhe vlerë institucionit të presidentit, shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.
Ish- presidenti Bujar Nishani, në këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarve dhe vendit të tij, përmbushi me nder detyra të rëndësishme nga drejtues drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri në President i Republikës.
Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkëlqyer dhe efiçent e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.
Personalisht unë kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntorëve më të afërt, me të aftë, më të dashur dhe më të çmuar, më të virtytshëm që do mbetet gjithmonë në memorien time, si mirënjohje e thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, si krenari e veçantë që pata një mik fisnik si ai.
Ndaj sot është ditë zie dhe dhimbje të thellë për familjen e nderuar Nishani, që humbën bashkëshortin dhe prindin e tyre të mrekullueshëm e shebullor, për miqtë dhe të afërmit e tij që humbën një mik të dashur që do ju mungojë gjithmonë, për Partinë Demokratike që humbi njerin prej drejtuesve më të talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar, që humbën sot shërbëtorin besnik dhe të përkushtuar, shtetarin e aftë e të ndershëm, patriot dhe fisnik.
Duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme dhe nderimin tim më të madh ish- presidentit Nishani, për kontributin e cmuar për vendin, kombin dhe Partinë Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqësine tonë të ngushte që kemi patur, ju shprehe sot ngushëllimet dhe solidartetin më të ndjerë bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve të ish- presidentit dhe mikut tim të çmuar, për këtë humbje të madhe dhe të pakompensueshme. I lutem Zotit që shpirti i mirë i Bujarit të tyre të dashur, të gjejë paqen e merituar. Amin! sb