"Ndarja, nuk shtrohet si mundesi"
Kryeparlamentari i Kosoves, Jakup Krasniqi, deklaroi se ndarja e Kosoves nuk shtrohej fare si mundesi. Ai shprehu bindjen se institucionet vendore do ta shtrinin autoritetin e tyre edhe ne veriun e banuar me shumice serbe. "Ceshtja e Kosoves me njohje nderkombetare dhe me shtimin e njohjes nderkombetare ne kufijte ekzistues, do te beje qe Kosova dalengadale te shtrije pushtetin e saj ne cdo cep te Kosoves dhe ndarja sigurisht qe nuk eshte opsioni yne", theksoi Krasniqi. Raporti terheq vemendjen per rrezikun e thellimit te ndarjes se qytetit te Mitrovices, duke vleresuar se ndikimet e kesaj ndarjeje do te ndikonin edhe ne vendet e rajonit. Ne raport thuhet po ashtu se mekanizmat e Bashkimit Evropian ne Kosove, akoma kane mungese te pushtetit.