E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovica, Pajaziti: Atmosfere me te pershtatshme per krimin, se sa per rendin

Ministri i Puneve te Brendshme ne Qeverine e Kosoves, Zenun Pajaziti, ka deklaruar dje se ne pjesen veriore te Kosoves ka nje atmosfere me te pershtatshme per krimin, sesa per rendin. Nderkohe autoritetet e Prishtines dhe ato nderkombetare jane ne rruge te mire qe te instalojne institucionet legale ne pjesen veriore, ku gjendja aktuale eshte e papranueshme, sic eshte shprehur Pajaziti. Keto komente, ministri i Brendshem kosovar i beri gjate nje konference te perbashket per media, ku merrnin pjese edhe perfaqesuesit e pranise civile e ushtarake nderkombetare ne Kosove. Ai tha se institucionet e Kosoves ne bashkepunim me ato nderkombetare vazhdojne te angazhohen per kthimin e rendit dhe ligjit edhe ne kete pjese te Kosoves. Prania simbolike e institucioneve, shtoi Pajaziti, nuk do te jete e mjaftueshme perderisa atje te mos vendoset edhe zbatimi i rendit e ligjit. Sidoqofte sipas tij, veprimet e autoriteteve te Prishtines dhe atyre nderkombetare duhet te jene shume te kujdesshme, duke pasur parasysh ndjeshmerine e gjendjes ne kete pjese te Kosoves. "Ju e dini se ka shqetesime te qytetareve atje, sidomos ne atmosferen qe eshte krijuar, nje atmosfere me e pershtatshme per krimin, sesa per rendin. Jemi ne rruge te mire, kemi nje bindje edhe si institucione, edhe si partnere me nderkombetaret, se shume shpejt do te jene te instaluara institucionet qe kane qene dhe ato qe duhet te krijohen atje", tha Pajaziti. Nderkohe, zyrtari per informim ne misionin e EULEX-it, Nikolas Hauton, tha se Bashkimi Evropian mbetet i perkushtuar qe misionin e vet policor e gjyqesor ta shtrije ne gjithe territorin e Kosoves pa dallim, perfshire edhe veriun. Hauton tha se momentalisht EULEX-i mbetet ende ne fazen e shtrirjes dhe nuk ka filluar ende me funksionimin si mision. "Sic dihet, EULEX-i nuk eshte operacional ende dhe qellimet tona jane qe ky mision si i teri, te shtrihet deri ne fund te vjeshtes apo ne fund te vitit, kur edhe do te jete plotesisht funksional", tha zedhenesi Nikolas Hauton. Perderisa EULEX-i te mos jete gati, autoriteti i vetem nderkombetar ne veri te Kosoves mbetet administrata e UNMIK-ut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›