E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Do votojme kunder Kodit

Dhe nje parti tjeter kunder formules aktuale te Kodit te ri Zgjedhor te paraqitur nga dy partite e medha politike. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne koalicion me Partine Demokratike deklaroi diten e djeshme se do te votonte kunder Kodit te ri Zgjedhor, drafti i te cilit eshte miratuar me konsensus nga ana e dy partive te medha dhe qe pritet te miratohet se shpejti ne Kuvend. Nderkohe qe per te vetmen pike me te cilen kane qene dakord, ka qene ajo e konfigurimit te KQZ. Ne nje konference per shtyp, kryetari i kesaj partie, Vangjel Dule paralajmeroi se deputetet e PBDNJ-se ne Parlament do te votonin kunder Kodit te ri Zgjedhor, sepse nuk ishin dakord me formulen e perdorur nga dy partite e medha, per sa i perket komisioneve zgjedhore vendore. "Formula e Kodit Zgjedhor, se ciles iu dha edhe dora e fundit, eshte nje formule pa krye, e pabarabarte dhe jo konkurruese, e cila do te sjelle apriori kontestime per procesin e ardhshem zgjedhor", e permblodhi kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule shqetesimin e tij ne lidhje me e bera ketij kodi elektoral. Sipas kreut te partise se minoritetit ky qendrim vjen edhe per faktin se Kodi Zgjedhor u be pa pranine dhe asistencen e faktori nderkombetar. Nga ana tjeter, sipas Dules, ky Kod nuk jep garanci per pajisjen e qytetareve me karta identiteti, pergjate zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, por dhe permiresimit dhe zgjidhjes perfundimtare te problemit te listave te zgjedhesve. "Projekti per Kodin Zgjedhor erdhi per here te pare ne kohen e duhur dhe i formuluar kryekeput nga Komisioni i Reformes Zgjedhore, pa asistencen e nderkombetareve, eshte ende larg praktikave evropiane, pasi nuk jep garanci se kur do te perfundoje procesi i pajisjes se qytetareve me dokumente perkatese per te votuar dhe listave adekuate te zgjedhesve", deklaroi Dule, duke shprehur keshtu pasiguri ne lidhje me voten e mbeshtetesve te kesaj partie. Sipas tij, monopolizimi i dy partive me te medha PD-PS per administrimin e zgjedhjeve , eshte nje mine me sahat qe keto dy parti po i vene ketij procesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›