E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndikimi i ngricave te rezervat ujore për bujqësi, nuk lejojnë pemët të çelin para kohe

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, për specialistët e bujqësisë shihen pozitivisht. Ata thonë se  toka ka nevojë për ngricë pasi në këtë mënyrë ndikon në shkriftimin e saj dhe krijimin e rezervave ujore.

“Toka shkriftohet si efekt i ngricave, sythet e pemëve frutore që të arrijnë pjellorinë kanë nevojë për temperatura të ulëta që të zhvillohen të gjitha proceset fiziologjike brenda sythit”, shprehet Dritan Pjeçi, specialit i bujqësisë.  

Gjithashtu ngricat bëjnë të mundur që pemët të mos çelin para kohe.

Specialistët  vërejnë se ndryshimet klimatike po e dëmtojnë shumë frutikulturën  vitet e fundit.

Fermerëve iu rekomandohet që  ta punojnë tokën gjatë vjeshtës në mënyrë që gjatë ngricave të dimrit, të kryhet procesi fizik i përmirësimit të strukturës së saj.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›